Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë ndërhyrë fuqishëm në rajonin me ndikimin më të madh rus në Greqi, atë të Selanikut, duke marrë kontrollin e porteve më të mëdha të qytetit, Kavalës dhe Alexandroupoli.
Ekspertët thonë se Uashingtoni planifikon një sërë investimesh strategjike në Greqi, duke e kthyer vendin fqinj në një nga bazat e vendosjes së gazit të lëngshëm amerikan në Europë, për ta shpërndarë më pas në të gjithë kontinentin, përmes TAP dhe gazsjellësve të tjerë. Lajmi u sinjalizua nga Sekretari i Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në vizitën e tij të fundit në Greqi në 28 shtator.
“Kemi lajme të mira në frontin e energjisë që mund ta bëjnë jetën më të mirë për njerëzit e Selanikut dhe rajonit,” tha Pompeo. Uashingtoni e ka bërë të qartë se Greqia po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm ë planet gjeopolitike të Amerikës. Cilat janë disa nga këto plane?
Deklarata e Pompes se humë investimeve amerikane, veçanërisht në fushën e energjiitikës dhe mobilizimi i porteve të Alexandroupoli dhe Kavala është një përpjekje e SHBA-së për të shkëputur Europën nga energjia ruse duke kanalizuar gazin natyror amerikan përmes bregdetit grek në Ballkan dhe Europën Qendrore.
Amerikanët po ngreë një sërë investimesh gjeopolitike përgjatë frontit bregdetar të gadishullit Haemus që synojnë të ndalin ndikimin e Rusisë dhe përparimin e saj në Detin Mesdhe, por edhe zgjerimin e ndikimit kinez në Ballkan dhe më tej.
Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, brigjet e Greqisë veriore do të bëhen porta jugore e gazit natyror amerikan drejt Evropës, ku 25% e gazit dhe naftës aktualisht vjen nga Rusia, e cila, natyrisht, po e përdor këtë varësi si një armë të rëndësishme në lojërat e pushtetit gjeopolitik.
SHBA po krijojnë gjithashtu infrastrukturën për një rrugë alternative, në vend të ngushticës së Bosforit, për në Detin e Zi dhe Kaukazi, përmes Alexandroupolit, duke transformuar kështu peizazhin rajonal të transportit detar dhe ushtarak.
“Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për konkurrencën me Rusinë, gjithçka ka të bëjë me lidhjen e Greqisë veriore me rrjetet ndërkombëtare të energjisë, përmes porteve të saj”, tha Pompeo.
“Politika e Presidentit Trump ka qenë që e gjithë Europa të rrisë kapacitetin e saj për të pasur një grup të larmishëm burimesh energjie, për të mos u varur nga Rusia dhe Gazpromi.
Kjo nuk është e mirë, nuk është e sigurt dhe sinqerisht u kushton njerëzve më shumë para për të ngrohur shtëpitë e tyre dhe për të përdorur metoda të tjera të energjisë “.
Amerikanët nuk e kanë fshehur interesin e tyre për portin grek të Alexandroupoli dhe ambasadorin Geoffrey Pyatt ka thënë se nuk duhet të lejohet që ai të bjerë në “duar të gabuara”, duke treguar se Amerika nuk do të lejojë që kapitali rus të depërtojë siç bëri me portin e Selanikut.
Sipas planit amerikan, gazi i lëngshëm amerikan do të arrijë në formën e blloqeve të akullit në Alexandroupoli, ku do të kthehet përsëri në gaz dhe më pas do të hidhet në tubacionin Trans Adriatik (TAP) dhe më pas, në Komotini, përmes tubacionit në Bullgari për të arritur më pas dhe në zemrën e kontinentin europian.
“Ka një arsye tjetër që Amerikanët duan portin e Kavalës dhe Alexandroupoli dhe ajo është qe mos t’i shtijë në dorë askush tjetër, do të thotë rusët ose kinezët.
“Sa më të mira të jenë marrëdhëniet tuaja me Rusinë, aq më pak paguani për energjinë… Kjo politikë është përdorur në mënyrë kaq agresive sa Rusia ka një kontroll të jashtëzakonshëm mbi nevojat energjetike të Europës”, shkruan analisti britanik Tim Marshall.
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të zbehin këtë ndikim dhe ta shfrytëzojnë në avantazhin e tyre natyrisht, duke futur gazin e tyre natyror në treg dhe duke penguar ndërtimin e dy gazjellësve të tjerë që transportojnë gaz rus Perëndim: Nord Stream 2 përmes Baltikut në Gjermani dhe TurkStream që do të kalojë në Ballkan dhe Europën Qendrore.
Kathimerini-SI
Shkrim interesant . Pra, duket qarte se sa rendesi i japin porteve.
E kunderta ndodh tek ne, ku portet kryesore te amortizuara teresisht jane ne dore te injoranteve partiak.
Mos ia fut si kau peles, o burre! Porti i Durresit asht i modernizuem dhe ne saj te investimeve te Bashkimit Evropian, Bankes Boterore, Bankes per Rindertim dhe Zhvillim, Bankes Evropiane te Investimeve. Po te dush lexo dhe ne italisht, teksa i kerkohet portit te Barit te modernizohet si ai i Durresit. Investime te medha jane bo ene ne Srande, Vlone e Shengjin.
Porti egzistues eshte ne plan te kthehet vetem per tragetet transport udhetaresh e turizem. Per te gjitha llojet e mallrave, karburante e gjithçka do te ndertohet port ne Porto Romano. Durresi do te shpetoje.
Durrsak, kur ka qene hera fundit o xhan qe ke qene ne port? Shko pyet njeher sa shpesh iken dritat dhe nese porti ka ndonje alternative tjeter (gjenerator) nese ikin. Pyet njeher nese ben dot pune, cfardolloj pune, nese nuk jep lek nen dore policit/doganierit/rojes…porti i durrsit eshte nje menxyre qe se ka shokun. Por ti mbase nuk e ke idene ca behet ne portet e tjera dhe flet kot
Frikë nga rusët – blejnë selanikun
frikë nga rusët – blejnë vlorën
frikë nga rusët – blejnë tërë botën
të bëhemi edhe ne një shtet i shteve të bashkuar të amerikies
Do zoti nuk na marrin Sazanin se aty i kane syte gjithe Shqiptaret.
1 pyetje
Po te vi ndonje miliarder Rus qe te bleje Martaneshin dhe te investoje me infrastrukture dhe te shtroje (kabulla interneti tuba gazi ndonje fabrike apo uzine) a do quhej Pushtim apo Investim ?
@Blendi aman mos ! Se na i hengret mutin ju e Puti. Megjithate ju vazhdoni se jeni mesuar duke ngrene mut! Robt ku ti keni!
Frikë amerikanët, rusët??
Asnjëherë në botë!
Por kjo gazeta ngatërron frikën me interesat gjeo-strategjike…
Që në këtë rast koorespondojnë gjeografikisht me këto territore.
Por i ngatërrojnë, me dashje apo padashje.
Sot lufta eshte per te siguruar me shume treg qe eshte e mundur pra gaz,arme,nafte etjer
Vedet qe peshojne si gjermania skane kompleks fare se blejne ne rusi sepse jane mjaftueshem te redesishem dhe nuk merren neper kembe per qellime te tjera
Ndersa ne shqiperi qeverite nuk zgjidhen fare nga populli sepse po spaten pelqimin e perendimit as me dylbi e shohin pushtetin ndryshe qeveria zgjat 50 dite
Pra duhet pare me mire sesa vendimtar eshte populli te zgjedhe qeverine
Edhe kjo propaganda juaj po kesaj i sherben
Tregu i lire ka nje kod “sa me shume konkurence aq me lire dhe sherbim” ndersa kjo lloj loje tregon krejt te kunderten ku kryefjala eshte monopoli dhe asnje konkurence per tregun pra o me rusin o me shba po spaten konkurent si do e kuptojme qe po paguajme shume apo pak?
ky gazi i lengshem eshte minimalisht 25% me i shtrenjte se gazi qe vjen nga tubat ruse
shto edhe shtrenjtesine e krahut te punes ne USA, gazi i bie te vije nga katari
Jane budallenj njerezit qe te blejne gaz me shtrenjte qe do perdoret kudo?
Se nuk eshte me koha e komunizmit qe te behet cte behet pa te na rroje partia edhe ideali.
Kjo eshte bota e interesit, po kshu eshte kur boton lajme nga keta loqet qe nuk shikojne matane hundes se tyre.
Tani nord stream 2 mbaron edhe eshte ceshtje kohe kur qeveri bullgare do e hape perseri tubin me rusine ne detin e zi.
Njerezit do blejne pordhet e amerikes me te shtrenjte se jane budallenj.
Durrsaku24karatshi a ke qene ne bari o vlla???
Si si??? Ia paska kaluar portit te Barit Durresi!!!?
Sa per saktesim, shqiperia nuk do te kete per min 10 vitet e ardhshme nje port si ai i Barit.
E sigurt qe nuk ke qene ne bari, ose po ke qene, ke qene fishek nga terminali ne rruge dhe ske pare gje, porti i barit eshte nje portet gjigand ne mesdhe.
Ska fillim e as fund ?
https://images.app.goo.gl/vVuhExLgKLPy9Qrs7
po ky sikur tha qe do perdorte portet e shqiperise per gazin amerikan! apo pppprrrrrt… rritu Gjino te kapesh Fiqte?