Mbingarkesa e spitaleve, BE financon me 220 milionë euro transferimin e pacientëve me COVID-19

30 Tetor 2020, 10:32Bota TEMA

Bashkimi Evropian do të financojë transferimin e pacientëve  përtej kufijve për të parandaluar që spitalet të mbingarkohen me të sëmurë me COVID-19.

Në një video konferencë me udhëheqësit e BE për të diskutuar mbi krizën shëndetësore, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ekzekutivi i BE kishte vënë në dispozicion 220 milionë euro për të transferuar pacientët me COVID-19 përtej kufijve.

Liderët e BE-së ranë dakord të koordinojnë më mirë përpjekjet për të luftuar virusin, pasi numri i të infektuarve në Evropë tejkaloi 10 milionë, duke e bërë sërish kontinentin epiqendrën e pandemisë.

Vendet e BE duan të shmangin përçarjet në blloku çka u vu re në fillim të pandemisë, kur shtetet garuan me njëri-tjetrin për të blerë pajisje mjekësore.

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se udhëheqësit e BE-së u angazhuan për një shpërndarje të drejtë të vaksinave, ndërsa Von der Leyen theksoi se shpërndarja do të bëhet në bazë të popullsisë së çdo shteti.

2 komente në “Mbingarkesa e spitaleve, BE financon me 220 milionë euro transferimin e pacientëve me COVID-19”

  1. Julian says:

    E ku do shkojn ??? Cili vend ska probleme me strukturat spitalore ne BE . Vetem po i coj ne Turqi po kush pacient europian do te shkoje ne Turqi. Turqia praktikon (pavaresisht paragjykimeve me shum sukses ) turizmin mjekesor e ka struktura te lira kete kohe po kjo sdo te thote qe nje europian te kete deshire te shkoje atje. Atehere ku qenkan kto shtreter te lire ???

  2. Kim été says:

    Me BE-në na lidh vetëm greva e uris së naftëtareve të rafineris së Ballshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje