Rruga e një barbari

30 Tetor 2020, 16:30Bota TEMA

Një valë e re terrori islamist rrezikon ta shndërrojë Europën sërish në arenë të përgjakshme.

Nga Enver Robelli

Terroristi që vrau tre njerëz në një kishë në Nicë të Francës u lind në vitin 1999 në Tunezi. Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, ai erdhi në Europë më 20 shtator, përmes ishullit të Lampeduzës në Itali.

Më 9 tetor krimineli islamist u pa në Bari të Italisë. Te autoritetet franceze ai nuk ishte i njohur. Me gjasë terroristi arriti në Nicë të enjten në mëngjes. Këtë e dëshmojnë regjistrimet e kamerave të sigurisë në stacionin e trenit në Nicë. Në vendin e krimit autoritetet gjetën: një Kuran, një qese me gjëra personale, një thikë 35 cm të gjatë dhe dy thika të tjera të papërdorura.

Prokurori i anti-terrorit konfirmoi se vrasësi në prani të policisë klithi “Allahu akbar”. Sipas presidentit francez Emmanuel Macron 7000 ushtarë do të mbrojnë shkollat, kishat dhe objekte të tjera publike. Prefekti i Nicës e quajti krimin në qytetin e tij “Islamo-fashizëm”, i cili, sipas tij, nuk mund të luftohet me ligjet aktuale. Që nga viti 2015 Nica për herë të tretë u godit nga terroristët islamikë.

Dita e enjte ishte ditë e barbarëve. Kriminelët që thirren në fe e në profetin islam sërish rrokën armët (thika, revole) për të vrarë civilë, njerëz të pafajshëm. Në Nicë fashisti i lartpërmendur hyri në një kishë dhe së pari vrau një grua 70-vjeçare (ia këputi koken). Pastaj e theri me thikë sherbëtorin e kishës. Një grua e tretë kërkoi shpëtim në një kafeteri, por vdiq aty nga plagët që ia shkaktoi banditi që thirret në “profetin Muhamed”.

Çfarë besimtarësh janë ata që mendojnë se profetin e tyre “e mbrojnë” duke ua hequr kokën njerëzve të pafajshëm? Fashistë e qelbësira! Bërllok social! Monstrumë që çirren “Allahu akbar”. Sulme kishte edhe në qytete të tjera franceze dhe në një konsullatë të Francës në Arabinë Saudite.

Lufta kundër këtij bërlloku social është detyrë parësore e Europës. Kush e përdor thikën apo armë të tjera për të “mbrojtur” kinse fenë e tij, ai nuk duhet të ketë vend në Europë. Shteti juridik duhet të mpreh armët e tij për t’ia këputur kokën hidrës kriminale që thirret në islam. Politikanët shqiptarë kudo që janë duhet të kuptojnë e lexojnë si duhet shenjat e kësaj kohe të zymtë dhe të jenë prijetarë në shkatërrimin e çdo tendence të fanatikëve për të importuar ideologji të reja fashiste.

Brenda pak javësh Franca u godit tri herë nga terroristët. Më 25 shtator u goditën me sëpatë kasapi dy punëtorë të rinj të një produksioni televiziv. Zyra e tyre gjendej afër zyrave ku dikur gjendej redaksia e revistës kontraverse satirike “Charlie Hebdo”. Sulmuesi ishte pakostanez. Më 16 tetor një refugjat çeçen ia hoqi kokën arsimtarit të historisë Samuel Paty, i cili në kuadër të procesit mësimor dhe debatit me nxënës mbi lirinë e mendimit kishte treguar edhe karikaturat e revistës “Charlie Hebdo” në të cilat tallet profeti i myslimanëve.

Situata në Francë nisi të tensionohej me gjasë pas fillimit të procesit gjyqësor kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në sulmin kundër revistës “Charlie Hebdo” në vitin 2015, me atë rast në redaksi u vranë 10 persona. Tensionet u shtuan këto ditë pas paralajmërimit të presidentit Macron se do të ndërmarrë masa të rrepta kundër fanatikëve fetarë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan e sulmoi ashpër verbalisht kolegun e tij francez. Natyrisht Erdoan nuk është fajtor për krimet islamiste në Francë, por kontributi i tij për acarimin e situatës nuk është i vogël. Pretendimi i tij se Franca po ndërmerr një fushatë linçimi kundër myslimanëve është – rrenë!

Pas sulmit të parë në shtator, Macron mbajti në fillim të tetorit një fjalim programatik mbi islamin. Ai tha se duhet te luftohet “separatizmi islamik”, i cili si ideologji konsideron se ligjet e tij janë më të rëndësishme se ligjet e republikës. Njëkohësisht Macron tha se nuk duhet lejuar stigmatizimi i myslimaneve. Ai pranoi se një pjesë tē fajit për situatën e bart edhe Franca, e cila ka lejuar “getoizimin” e komuniteteve myslimane. Macron planifikon që në të ardhmen të hiqet dorë nga “importimi” i imamëve nga Turqia dhe vendet e Magrebit.

6 komente në “Rruga e një barbari”

  1. Tartufi says:

    O rompalla e qelbur e Kosoves ,te kam shkruar dhe nje here me perpara,,,,,Nuk kane nevoje francezet apo amerikanet t ju qahet halli se nuk ja dalin dot me barbaret islamik. Qelbesire ki me shume vemendje tek komentet kur te replikojne ,sa do i keq te jete komenti,,,,,,, aty ka dicka qe ti do te mesoshe me shume. Nuk gjen ne boten e islamit qe ka marre mesimet e Profetit qe te pranoje barbarin nga Tunezia. Media e perendimit deri tek presidentet e kane bene fushate te madhe kete barbarizem,qe nuk e pranon islamizmi ,,,,,para disa kohesh ne stacionin e trenit E Kanal strit te Nju Jorkut miku tim nga Irlanda u ther me thike per 10 dollare ,nga nje barbar shtetas amerikane. Besoj se e mesove ti o bajge prej meje ne koment qe te shkruaj ,nuk u shkrua ne as nje gazete kjo barbari . Barbaria dallon shum nga nje barbari tjeter ,,,,perendimi eshte i mbushur me barbare qe te vrasin me thika per 10 peni ,,,,nuk komentohet shume per kete barbari,qe nuk krahasohen kurre me barbarin Tunazian se qe indinjuar dhe fyer per ata qe beson. Ky barbar Tunezian besoj une Tartufi shqiptar se ky nuk te vret dhe per 5 milion dollar. Nuk ka shume nevoje per te zgjuarit te zgjat komentin se e kuptojne ,kush jane 2 barbaret . Barbari qe bhet jehone per besimin e tij dhe barbari qe ther per 10 dollar nuk e mer vesh njeri ??????

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Bota e islamit, prej asaj dite kur Muhamedi iku nga Meka ne Medine ishte e dhunshme. Gjate tere kohes Muhamedi ishte nje vrases, dhunues, mizor, plackites … Edhe ky barbari i Tunizise ju permbajt strikt rregullave te islamit, prandaj preu koka, njejte si profeti i tij.

  2. Burim says:

    A ka me barbar se tu ndaj gjuhes shqipe kur nuk di as te shkruash korrekt Tunizi? Idiot! Nuk le shkrim pa treguar se nuk di te shkruash sakte as gjuhes tende!
    Te rrofte gjermanishtja e italishtja e çale!

  3. Futja kot says:

    Tartuf, shembulli jot nuk ka lidhje me rastin. Ai joti tregon reagimin e castit ndaj vjedhjes. Kurse ne rastin francez burimi krimit eshte ideologjia fetare. Myslimanizmi qe nuk toleron talljen e profetit.

  4. Zana says:

    Çfare thua ore tartuf, leri perrallat s’behen krahasime duke arsyetuar barbarine islame me nje te droguar, e dijme qe jeni pro por ne te tilla raste se paku te heshtni do benit mire.

  5. Kreator says:

    O tartuf .duhet te jeshe ne ndikimin e ndonje medikamenti te forte qe te thuash dhe te besh keto krahasime.vertet e kam.nuk me vjen asgje tjeter nder mend per te kontestuar keto qe shkruan.eshte nga ato rrastet qe themi..perpara absurtes coje duart lart.dorezohem.te uroj te kthjellohesh shpejte.gjithe te mirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje