"Luli, je thjeshtë i paaftë"! Balla i kujton Metës angazhimin e tradhëtuar të Bashës: "Ilir shpk-ja jote do ikë për skrap”, më 25 Prill

31 Tetor 2020, 15:40Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar me tone të ashpra ndaj krerëve të opozitës, Basha-Kryemadhi, por pa harruar të përmendë dhe Metën e Berishën.

Balla me anë të një shënimi në rrjete sociale, teksa përfundoi inspektimi i qendrës shëndetësore në Rrajcë, tha se gjatë këtyre 8 muajve në vendin tonë ka pasur një luftë me armikun e brendshëm, duke nënkuptuar opozitën.

Kjo pasi sipas Ballës kanë përhapur vetëm panik dhe kanë bërë thirrje kundër masave mbrojtëse anticovid-19.

Reagimi i Ballës

Sot ishim në Rrajcë për të inspektuar punimet në Qendrën e re Shëndetësore, e cila është drejt përfundimit.

Këtu nga Rrajca një përgjigje për politikanët e së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi:

“Gjatë këtyre 8 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi:

në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pafund pse Kryeministri u kërkon njërëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart;

më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH;

vetëasgjesimi i çdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore vijoi me akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë”;

kur Komiteti i Ekspertëve si në çdo vend të BE sugjeroi lehtësimin e masave shtërnguese por me kujdesin e domosdoshëm pak nga pak, nga opozita vinin klithmat pse vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.

tashmë që e gjitha Europa ka hyrë në një situatë emergjence më të rëndë sesa në pranverë dhe Komiteti i Ekspertëve ka sugjeruar mbajtjen e detyrueshme të maskave, mësimin online në universitete e masa të tjera të domosdoshme, simboli i pa-aftësisë Lulezim Basha sulmon dhe baltos punën e ekspertëve.

Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një politikë inati. Inat me kë? Me njerëzit, apo stafet mjekësore?

Është e turpshme që keto kasandra të opozitës janë kundër masave mbrojtëse, kundër mbajtjes së maskave, nxisin studentët kundër mësimit online dhe mundohen të përhapin panik ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Askush nuk duhet ta përdorë këtë flamë të paparë si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët, infermieret dhe stafet e tjera shëndetësore.

Lulezim Basha ti nuk bën gafa nga pakujdesia, ti je realisht i pa-aftë! Kaq për sot.

Ndërsa Ilir Metës po i kujtoj angazhimin e tradhëtuar të Luli Bashës para demokratëve “Ilir shpk-ja jote do të ikë për skrap” më 25 Prill”.

2 komente në ““Luli, je thjeshtë i paaftë”! Balla i kujton Metës angazhimin e tradhëtuar të Bashës: “Ilir shpk-ja jote do ikë për skrap”, më 25 Prill”

  1. Taulanti kërkon një motër says:

    Taulant.
    Luli është akuzuar per abuzime dhe vjedhje kolosale.
    Midis të tjerave po të përmend rrugën e kombit.
    Më ndihmoni pak me shifrën 200 apo 300 M€??
    Tani, nqs Luli është i pafte siç thua ti, me kaq.
    Dhe për rrjedhojë ti je i afti ose më i afte se Luli…
    Pyetja ime është me sa me shumë se Luli janë te aftët ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje