Koronavirusi në Kosovë: Shtatë viktima dhe 337 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

1 Nëntor 2020, 15:42Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se brenda 24 orëve, shtatë pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 337 raste të reja me këtë virus.

Sipas raportit të IKSHPK-së, rastet e reja dalin pas testimit të 1,318 mostrave.

Në 24 orët e fundit, 91 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Që prej marsit të këtij viti, e deri më 1 nëntor, Kosova ka regjistruar 20,179 raste me koronavirus.

Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje