Nga Adriatik Doci
Të anëtarësohesh në partitë miqve të presidentit Ilir Meta në Kosovë, përfshin në paketë edhe marrjen e nënshtetësisë shqiptare, pa plotësuar kushtet, madje si personalitet dhe aset kombëtar. Ky është një nga kriteret dhe standardet ku është bazuar Ilir Meta, në dhënien e shtetësive të veçanta personave, të cilët Presidenca pretendon se janë heronj, familje dëshmorësh dhe personalitete. Bëhet fjalë për Leonora Recaj nga Kosova, me profesion avokate, të cilës Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare në emër të interesit kombëtar, me dekret Nr. 11426, datë 10 shkurt 2020.
Po çfarë e bëri të veçantë Leonora Recajn për të marrë nënshtetësinë shqiptare si ‘aset kombëtar’, duke vënë në lëvizje Ilir Metën, kur në Kosovë ka me dhjetëra avokatë, të cilët nuk mund të konsiderohen personalitete të kombit?! Pas saj fshihet ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka kërkuar Ilir Metës ta pajisë me shtetësi VIP, ndërsa Meta, nuk është menduar gjatë, duke firmosur qokën e radhës. Haradinaj është vënë në lëvizje pasi Leonora Recajn i është bashkuar partisë së drejtuar prej tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në 23 gusht të vitit 2019.
Bashkimi i Recajt me AAK, është komentuar nga vetë Haradinaj, duke e paraqitur si një ngjarje të rëndësishme. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohje avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së”, ka shkruante Haradinaj.
Dhe për Leonora Recajn nuk ka vonuar ‘shpërblimi’. Në 15 nëntor 2019, Konsullata e Kosovës në Tiranë, i përcjellë dokumentet Presidentit Ilir Meta, për t’i dhënë shtetësi të veçantë Leonora Recajt. Dokumentet janë dërguar nga qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme. Referuar kërkesës së Konsullatës drejtuar Metës, rezulton se pjesë e dosjes është edhe kërkesa e Ramush Haradinajt për Metën, për dhënien e shtetësisë znj. Recaj.
“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Shqipëri i paraqet komplimentet e saj institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ka nderin të përcjellë dokumentet për shtetësi të Republikës së Shqipërisë për znj. Leonora Recaj. Dokumentet për këtë person janë si më poshtë vijon: Letra e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, drejtuar z. Ilir Meta. Kërkesën për shtetësi. Certifikata e lindje e lindjes. Ekstrat i regjistrit të gjendjes civile. Deklarata për bashkësinë familjare. Certifikatë nga gjykata themelore. Kopje të kartës së identitetit”, thuhet në shkresë.
Tre muaj më pas Meta ka firmosur dekretin. Ky është rasti i dytë i dokumentuar nga Shqiptarja.com, ku militantë të partisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, kanë përfituar nënshtetësi shqiptare në formë të privilegjuar, me firmë të Ilir Metës. Rasti tjetër është ai i Valdete Bekteshi, e cila ka marrë shtetësinë shqiptare nga Ilir Meta, me kërkesë të Ramush Haradinajt, me motivacionin se kujdeset vetë për familjen dhe se është militante e partisë së tij.
Meta i ka bazuar këto dekrete në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, pikë e cila parashikon që “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”. Në këtë formë Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë 419 personave nga Arabia, Afrika, Turqia, Ukraina dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.
Nga një investigim i Shqiptarja.com, rezulton se 90 % e këtyre personave jo vetëm që nuk janë asete kombëtare, por një pjesë e tyre janë dënuar për krime të rënda dhe korrupsion. I tillë është rasti i Arsim Ramadanit, i dënuar me 30 vjet burg me vendim të formës së prerë për vrasjen e një familje me pesë anëtarë, me të tillëve tre fëmijë.
I pazakontë është edhe rasti i futbollistit afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i pajisur me shtetësi VIP nga Ilir Meta brenda tetë orëve, duke injoruar zbatimin e protokollove të sigurisë. Kur Meta i dha shtetësinë, Cobbina ishte marrë i pandehur si falsifikator.
Investigimi ka provuar se Presidenti Ilir Meta ka shkelur hapur procedurat në dhënien e shtetësive si përjashtim nga ligji, ndërsa ka abuzuar masivisht me pikën 7 të nenit 9 të ligjit, duke kualifikuar si asete kombëtare persona me të shkuar kriminale, militantë partie, këngëtarë damash etj.
skam ndonje simpati per meten po nuk shoh ndonje te keqe dhenıa e pashaportave per shqıptaret e kosoves shume mıre qe shqiptaret e kosves marrın pashaporta shqıptare ku eshte e keqja bullgarıa po ben te njejten gje me bullgaret jashte bullgarıse rumanıa po ashtu mos te flase per greqıne qe edhe vllehet i berı grek
Meta i jep nenshtetesite per qoka ose per leke, se te ishte per te ndihmuar vellezerit tane ne Kosove do te ishte gje e mire.A e njeh Like Mutin ti qe vodhi thesarin e shtetit dhe 1 mije maskaralliqe qe ka bere vendit?????
Mire do te ishte qe cdo individ me gjak shqiptari qe verteton prejardhjen, te kerkoje dhe ta mare shtetesine shqiptare. Sic ben psh Italia me argjentinasit apo pasardhesit e italianeve kudo ne bote. Eshte nje e drejte e natyrshme. Le ta bejme nje ligj te tille, nese nuk e kemi,dhe cdo Shqiptar I Kosoves, Lugines, Maqedonise se Veriut etj. le te mare nje te drejte qe I takon. Por ne rastin e ilir metes, keto jane keqperdorime te postit. Hapet rubineti vetem per ata qe do iliri, dhe duke shkelur ligjin. Jane shkelje dhe duhen denuar.
O koqe po se kupton qe keshtu iken per lesh Pasaporta shqiptare me gjith levizjen e lir qe mezi u arit!
Apo me mbrojt budallalleqet e metes e thu i fjal gjasme po favorizon popullin e Kosoves e djeg gjith shqiprin.
Isoj si AI koqja tjeter qe furnizoi me nafte Serbin ne lufte, qe nos i mungonte gjoja ngrohja Kosovarve.E i ngrohu mir Milloshevici me naften e Sales me von!
Ishte e cuditeshme te shikoje se si keta dy mafioze u afruan me njeri tjetrin. Dhe ne benim pyetjen, cfare i afron keta maskarenj kunder Edi Rames? Me keto nenshtetesi per anetaret e partise se Haradinajt, Meta ka blere vete Haradinaj i cili u be kritiku me monstruoz i Edi Rames, madje armik i tij. E sulmoj Edi Rame duke hedhur ne treg mashtrime e genjeshtra te papara si shitka e tokave te Kosoves Serise e shume te tjera. Nderkohe tokat e Kosoves jane atje ku ishin dhe marreveshjet korruptive te ketyre mosntrave dolen ne pazar. Ndekohe qe Rama e mbeshteste kete mundesin koke me cepa, kur ky i fundit u ndalua nga polica franceze ne Paris me porosi te Serbise, duke nderhyre tek Presdienti Macron, ky koke-muti i Kosoves e sulmoj Ramen me pas, ne menyre ta paprecedent nga nje kryeminster i Kosoves. Faleminderit Adriatik qe po ja u nxjerr bojen ketyre njerezve te korruptuar qe duhen qeruan nga politika shqiptare. Te tille mafioze nuk kane vend ne politiken e popullit shqiptar te dy aneve te kufirit.
Mirë e ke ti,por nstitucionet veprojne sipas ligjeve,sipas kushtetutës,ndryshe ka shumë pikëpyetje…!!!!
Skandal eshte qe Meten e kemi President. Por se cfar ben Muta eshte normale se tregon cfar ai di te beje mire.
Aset eshte. Bile yll fare
Muhabet kot fare
Ato jane shqiptare pae mos ta morin
ymeri është bërë zyrtarisht pjesë e lobit grek në tiranë. në vend ta përgëzojë metën për këtë veprim ,bën sikur po zbulon skandale.
po,ilir meta është hajdut,është i njëmijë e një të zezave,por këtu ka të drejtë. çfarë problemi ka lobi grek nga dhënia e shtetësisë shqiptare, bashkatdhetarëve?
kanë frikë se mos bëhet ndonjë hap përpara drejt shqipërisë se i.qemalit?
vetëm 300-t e dules gëzohen për shkrimet e qirje bazopolos
Nuk osht problemi ta morin apo ta thithin ,problemi osht qe kjo ska te boje as me ligj as me siguri kombetare,as me vlera kombetare por ka vetem nji emer:
TRAFIK QENIESH NJEREZORE DHE PROSTITUCIONI!!!!!!!
Jo me kote Meta dje morri zjarre dhe kercenoi maxhorancen dhe personalisht Edi Ramen duke deklaruar se ne mbeshtetje te tij jane jo pak, por 10 milion shqiptar! Me kete deklarate, ai e di shum mire se ne Shqiperi nuk ka asnje mbeshtetje, por diversioni eshte shum i qarte. Mjafton qe Meta te leshoj kushtrimin dhe ashtu sic beri Berisha ne 97-en, ne ndihme te te cilit erdhen forcat te FARK-ut edhe ky Vllami i Berishes, pretendon qe te zhvilloj te njejtin skenar sot, duke ftuar Ramush Haradinajn me mbeshtetesit e vete, qe te rreshtoihen krah tij ne nje aventure te mundeshme per te rrezuar Ramen me force ! Kete kercenim sivellau i Berishes nuk e kishte vetem per Ramen, por mbi te gjitha ashtu si Berisha ne 97-en qe kercenonte USA dhe personalisht Mariza Linon edhe ky sot, po kerkon te kercenoje te njejtin aleate dhe ambasadoren Juri Kim !
Ky xxx, qenka jasht orbite, çte keqe ka qe i jep pasaporta kosovareve thote. Or mik, sipas teje meqenese jan kosovar po nderrojm pasaportat ne i japim tonat e ato te tyret. Kjo i bie qe vari k… rregullave e ligjeve. Se kupton o njeri qe shtetas shqiptar apo dhe i huaj, i paisur me pasaport te nje shteti, quhet shtetas me te gjitha te drejtat, duke filluar te kerkoje strehim, te kerkoje asistence apo pune e tj, por qe dhe ka detyrime duke paguar te gjitha taksat qe paguan ç’di shqipe. Or xxx, meqenese shkruajn ketu the ti, po shkrusj dhe une. Por kur te shkruash kur nuk di nuk eshte ndonje gje, por te pakten pyet or xxx, paske dhe anonimatin shum te dyshimte.
Rramush kur po vjen nga tirana me i fut i tegel monikes. Vec kujdes se e peson si Tom Doshi qe i vuri njeri mbrapa pervta vrare. Prandaj ju lidhte shum miqesia ju, duke u mare me pislleqe te kundraligjeshme. Hajde hajde, se u harrua ajo foto ku po i fusje duart fshehtas gruas tane. Or debil, se dhe koken e ke si ai miku qe i veshin perzevativ.
Si kudo dhe ne çdo gje Presidenti vetem tregon natyren antishtet. LSI degjeneroi moralin ne çdo qeverisje. Meta degjeneron shtetin ne çdo pune
Ramush lopa me Like mutin.Te dy hajdut te flliqt.Njoni vjedh ne Shqipri tjetri vjedh ne Kosove.Njeri fal toka grekut tjetri fal toka malazesit.
Ilir Meta,per ti bere nder e shprehur respektin per Ramushit dhe bukuroshes belholle te tij.Le ti jepte ndonje nga verdhushkat qe mundet ti kene mbetur pa shitur,per ta bere unaze.Jo me pasaporten shqiptare.Nuk ja ka lene gjyshi nga Cepani.Ky revolucionar tip Vojo Kushi te mos i prishe pune Shqipetise ne Evrope.Shqiperia eshte e shqiptareve jo e baxhellave apo krimineleve te gjitha kombesive.Dalja ne krye te shtetit shwiptar te elemenreve me.forme e permbajtje si te Ilir Metes e Sali Berishes eshte aksident.
Dashkan buke te bardhe keta dy bukuroshe,kinga,ne Kosove e Tirane,me dy kacidhe.
Shiko si lepihen!Hallal avokatja,per kaq sa duket ne foto.