Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se për shkak të sjelljes së Serbisë dhe të Bashkimit Evropian, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është duke e humbur kuptimin dhe se ky proces po “shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për t’i vënë në harresë krimet e saj”.
Sipas Mustafës, partia e së cilit udhëheqë me qeverinë, autoritetet e Kosovës janë treguar të përkushtuar për procesin e dialogut me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Por, ky përkushtim i yni, kam përshtypje se nuk po vlerësohet nga BE-ja. Bile ka tendenca të hapen disa tema që janë të njëjtat me ato që janë diskutuar në procesin e Vjenës. Ndërkaq, Kosova e ka shpallur pavarësinë me mbylljen e atyre temave në ‘Pakon e Ahtisarit’”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook .
Mustafa ka rikujtuar se ministrat e Qeverisë së re të Serbisë, që u zgjodh më 28 tetor, gjatë betimit të tyre thanë se do të jenë të përkushtuar për ruajtjen e “Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.
“Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke me këtë zotim të Qeverise serbe! A mundet BE të japë shpjegimin e saj?”, ka pyetur Mustafa.
Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti insiston që Kosova në dialog me Serbinë shkon vetëm për një marrëveshje finale, e cila do të kishte në vete njohjen reciproke.
Autoritetet në Prishtinë refuzojnë që të bisedojnë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Beogradi zyrtar insiston që ky organ të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive.
Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia arritën fillimisht marrëveshje më 2013, në kuadër të Marrëveshjes së parë të Brukselit. Dy vjet më vonë, më 2015, palët arritën edhe një marrëveshje për parimet për themelimin e këtij Asociacioni, por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se parimet nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së ka nisur më 2011. Ky proces është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë rritur angazhimin e tyre për të ndihmuar palët për normalizimin e marrëdhënieve. Në kuadër të këtyre angazhimeve, Prishtina dhe Beogradi, më 4 tetor, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshje për normalizim ekonomik.
Jo or tiiii ! Po salinjtê e tiranés dhe prishtinês ç’mendojnë pér kéto koqe-koqe mini republika serbe brênda kosovés ! Pêr inat tê ramês humbêt dhe poshtêruat até qê u dha liriné , Shba-nê ! Tashmê fatin e kosovês e vendos rusia me shérbêtorét e saj nê evropé.
Zoti Mustafa,
Ke te drejte per sa thua, por vazhdo lojen. Loja e bisedimeve eshte njelloj si loja e gomarit me pelen. Varet se cilin rol do zgjedhim ne ne kete loje.
Roli I peles duhet te jete qe ti bej rrezistence gomarit duke e shkelmuar dhe duke ja bere hundet me gjak, deri sa gomari te lodhet dhe atje ne hahur “ti bjere me dore” deri sa ti cfryen hepshet e hamshorit. Ky rol zoti Mustafa nuk eshte me i godituri ne bisedimet midis Serbise dhe Kosoves. Ne vend qe Kosova te luaje rolin e peles, eshte me mire qe ajo te marri rolin e gomarit.
Roli I gomarit duhet te udhehiqet nga qartesia ne mendim. Ne nuk duhet tja kerkojme peles “hapur” dhe te dukemi te bezdisur me pelen serbe. Te bejme sikur e kemi mendjen tek pela serbe, por nga ana tjeter ne kemi gomaricen shqiptare. Eshte mire te merremi vesh me gomaricen tone ne Shqiperi dhe te bejme dashuri. Le ta fillojme nga heqja e kufirit, pa te vazhdojme me projektet e perbashketa, te bisedojme per bashkimin kombetar dhe ta bejme ate gradualisht. Duke bere kete do I tregojme edhe Evropes se ne jemi si Evropa e “bashkuar” dhe ashtu duam te hyme ne Evrope. Duke u marre vesh me njeri tjetrin, ne nuk kemi pse te ankohemi per kohen e humbur kot.
Ne thelb keto thenie te Mustafes tregojne se ai eshte i lodhur. Shume ka pritur zoti Mustafa nga te huajt dhe me sa duket akoma pret. Ai ne kete pike ka te drejte, Ne duhet te respektojme rregullat e lojes Evropiane, por te luajme edhe lojen tone Shqiptare. Le ta konsiderojme te vertete konstatimin qe Serbia kerkon kohe dhe ne ta vazhdojme kete loje pa fund, por nga ana tjeter te bejme detyrat tona te shtepise mbareshqiptare. Asnje nuk na ka faj qe ne gjakun tone sundon geni I kaposhit shqirak. Eshte e dhimbshme se si secili politikan matan kufirit kerkon te kendoje ne maj te plehut brenda fshatit te vet. Edhe Enver Rrobelli kerkon qe Edi Rama te bej si thote Shaipi I Presheves.
Pavaresia i dashur Mustafa, vjen ne rradhe te pare nga paversia ne mendim. Pyetja qe te bej une eshte cfare plani kemi ni si komb?
Une e di qe nuk I pergjigjesh dot kesaj pyetje, por te lutem mos u lodh. Vazhdo lojen e gomarit me pelen qe te ka vene Evropa dhe bej sikur nuk kupton. Abandonimi i bisedimeve nga ana jone do ishte fatale…