Tërmeti, Mitsotakis telefonon Erdogan: Moment kur dy popujt tanë duhet të qëndrojnë të bashkuar

30 Tetor 2020, 18:17Rajoni TEMA

Turqia e Greqia u goditën paraditen e kësaj të premteje, nga një tërmet i fuqishëm, me një magnitudë 6.8 ballë të shkallës rihter.

Deri më tani, në Turqi janë shpallur të vdekur 6 persona, ndërsa 120 të tjerë janë lënduar. Ndërsa në Greqi, deri më tani dy të mitur kanë humbur jetën.

CNN, shkruan se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për ta ngushëlluar për tërmetin e fuqishëm që preku të dyja vendet.

“Unë telefonova presidentin (Erdogan) për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjet tragjike të jetës nga tërmeti që goditi dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur dy popujt duhet të qëndrojnë të bashkuar”, shkroi Mitsotakis në Twitter.

3 komente në “Tërmeti, Mitsotakis telefonon Erdogan: Moment kur dy popujt tanë duhet të qëndrojnë të bashkuar”

  1. Shqip says:

    Shum mire ka bere Micotaqis. Lufta nuk i intereson askujt, aq me pak mendoj se ne Shqiptaret asgje te mire nuk kemi nga konflikti Turko-Grek

  2. Arbërori says:

    Shumë veprim i bukur dhe human, në këto ditë të vështira duken vëllezërit. Grekë e turq janë vëllezër, janë e njëjta rracë.

  3. J-32 says:

    Tamam endaksi ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje