Trump apo Biden: Dy ekipe zvicerane nxjerrin presidentin fitues në SHBA, parashikuan saktë edhe më 2016-ën

2 Nëntor 2020, 09:16Politika TEMA

Dy ekipe kërkuesish në Zvicër deklarojnë se sipas modeleve të të dhënave që ata përdorin, Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht sondazhet favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.

Modeli i njërit prej ekipeve përdori internetin dhe mediat sociale për të matur interesin mbi kandidatët. Ekipi tjetër shfrytëzoi një sistem aktual parashikimi që bazohet mbi të dhënat ekonomike dhe në vlerësimin e karizmës së kandidatëve.

Të dyja grupet e drejtuara nga John Antonakis i universitetit të Lozanës dhe Philippe Jacquart në shkollën e biznesit Emlyon në Francë thonë se sondazhet vuajnë nga disa probleme në krijimin e një panorama të qartë elektorale. Problemet me sondazhet nuk lidhen me përpunimin e të dhënave, por me besueshmërinë e tyre, pasi vjelja e tyre shpesh nuk korrespondon me votën e njerëzve.

Në dallim nga kjo mënyrë tradicionale, metoda e re të themi, bazohet mbi një aplikacion që hulumton atë që përdoruesit bëjnë në internet. Janë shfrytëzuar të dhënat e 247 milionë përdoruesve aktivë në SHBA, 367 kanale ku përfshihen motorrë kërkimi, media sociale dhe faqe eCommerce në SHBA si dhe 14 103 kanale jashtë vendit.

Ekipet gjurmuan dhe shqyrtuan 2 500 çështje që mund të interesojnë njerëzit duke nisur që nga kontrolli i armëve, Black Lives Matter, Gjykata e Lartë dhe koronavirusi.

“Duket sikur ne po jetojmë në një ekonomi vëmendjeje. Nëse ke vëmendje dhe merr feedback aktiv të përdoruesve, me gjasë do të jesh më i pranishëm në mendjet e votuesve.

Kur ke bashkësi të mëdha, të mëdha të dhënash siç kemi ne, nga të gjitha burimet e rëndësishme, atëherë mund të identifikosh prirjet dhe kjo e bën më të lehtë parashikimin”, shprehet eksperti i masmediave Christoph Glauser.

Nga kërkimi i bazuar mbi këtë qasje rezultoi se Trump qëndronte në krye të volumit të kërkimit në internet me 70 milionë kërkime në muaj dhe arriti në 100 milionë pas tuitit të tij se kishte rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Biden arriti në 26 milionë në shtator dhe ai e ka rritur atë por jo aq sa të çojë në parashikimin e një fitoreje. Loja për Biden është e humbur edhe në një rrjet social me ndikim si Tuitter: Turmp poston 43 postime në ditë, Biden vetëm 11. Trump ka 86 milionë ndjekës, Biden 11 milionë.

“Kur Donald Trump poston një status në tuiter ai është qartazi më vizibël. Ky është burimi i dytë krahas internetit që specifikon se po, e sheh më shpesh një argument në favor të Donald Trump në rrjetin social…A do të korrepondojë kjo me votuesit? Është një çështje e hapur”, shprehet një nga kërkuesit.

Karizma është një tjetër kriter që vjen në vështrim kur ka një garë. Antonakis ka shfrytëzuar përvojën e krijuar në Yale kur ra në konakt me një model parashikimi të zhvilluar nga ekonomisti, Ray Fair.

Sipas këtij modeli presidentët në detyrë kanë avantazh dhe se votuesit do të lodhen me një parti politike pas dy mandate në zyrë.

“Ky model injoron dallimet mes dy kandidatëve. Ai presupozon se të dyja palët kanë vënë në garë personin më kompetent”, thotë Antonakis.

Ai refuzoi të pranonte se zgjedhësit do të ndikohen nga pamja e një njeriu, ndaj zhvilloi atë që e quan: karizmometri.

Me këtë metodë u parashikuan në mënyrë korrekte 20 nga 24 zgjedhje. Sipas Antonakis e vetmja gjë që do të afektonte parashikimin e tij është publikimi i të dhënave shumë të këqija ekonomike para zgjedhjeve.

Një mënyrë për të vlerësuar karizmën është edhe interpretimi kompjuterik i fjalimit. P.sh fjalimi i Linkolnit në Gettysburg në vitin 1863 mori nga programi vlerësim 80% se kemi të bëjmë me një person karizmatik. Në këtë mënyrë Trump merr 55.6%, kurse Biden 52%.

Metoda duket se jep një pikturë të dinamikës në internet, duke vënë bast se interaktiviteti me Trump apo me ato që ai thotë priret të gjenerojnë mbështetje më shumë sesa ndaj Biden që nuk përthith po kaq vëmendje.

21 komente në “Trump apo Biden: Dy ekipe zvicerane nxjerrin presidentin fitues në SHBA, parashikuan saktë edhe më 2016-ën”

  1. Loku says:

    Nje mut qe te haje ai greku i topave. Trump iken ne hale keto zgjedhje. Pas atij te zhdukim janullen dhe Like hajdutin

    1. Realisti. says:

      Yes. Loku.

    2. ? says:

      Loku, shume njerez ne bote bien viktime e “wishful thinking”, e paske honger edhe ti.

    3. Oto says:

      Kujdes se mos kerkosh te ikesh ne Kanada pas fitores se Trumpit…… Do te jete nje 4 vjecar shume i mavijosur per ty dhe Bidonat a [email protected]….

    4. Anila says:

      Ku rron ti Loku??
      Trump do fitoje 100%!
      MAGA

  2. trampist says:

    Bidon eshte pjerdhur nga trute , si mundet te drejtoje SH.B.A.-te nje matuf si BIDON-i ku ne ç’do fjalim keput mufka dhe gafa qe ene Luli i Bashajve nuk i ben !!!! Fjalimi i fundit ne kuader te takimeve me simpatizantet e tij tha citoj : : “Unë do të udhëheq një strategji efektive për të mobilizuar trunalimunumaprzure.” (e perkthyer ) ne origjinal : “I’ll lead an effective strategy to mobilize trunalimunumaprzure !!! A e kupton njeri se ç’ka dashur te thote kandidati per president Bidon-i me kete shprehjen ?????!!!!!

  3. blerta says:

    Fitoria e Trumpit eshte e sigurt per faktin se kundeshtari i tij eshte ne moshe shum te thyer,…

  4. Martin says:

    Trump mund te dale fitues ne keto zgjedhje, sepse shumica e popullsise se SHBA-se jane fermere (fshatare),
    horizonti i te cileve nuk shkon me tej se perimetri i tavolines se bukes.

    1. Tea says:

      Nga e di ti idiot qe shumica qe votojne Jane fermere?

      Injorante jeni ju qe zgjidhni njeres pa shkolle ne kuvend

      1. arrif says:

        Tea shume e SAKTE ajo qe i thua ketij karafilit. Le te dale nje njeri dhe te thote se ku ka gabuar Tramp ne mandatin e tij.

      2. Arbeni says:

        Deri dje talleshin me politikane si Sadami e Kimi i Korese se Veriut. Tani e gjithe bota tallet me Trump-in. Se votohet nga ata qe nuk dine ku bie as Kanadaja, kjo s’do koment.

  5. arrif says:

    Tea shume e SAKTE ajo qe i thua ketij karafilit. Le te dale nje njeri dhe te thote se ku ka gabuar Tramp ne mandatin e tij.

  6. Ajet Delaj says:

    November 2, 2020
    Populli Amerikan gjithnje ka ditur me zgjedhe perfaqesuesit e tije

    Populli Amerikan dicka me shume se 4% e popullsise se botes nuk e kryeson planetin kot per me shume se 100 vjet.
    E para sistemi politik e ne kete kuader edhe sistemi i perzgjedhjes se kandidaturave eshte afer ideales pasi zgjidhen me voten e antarsise e debatin brenda partise njehere te gjithe e pastaj me kundershtarin politik ben te qarte per popullin Amerikan se ke duhet te mbeshtese ne te gjitha nivelet e pushtetit deri tek posti I Presidentit te Shteteve te Bashkuara.
    . Populli amerikan nuk eshte popull idologjik por pragmatik dhe e kerkon gjithnje ndryshimin mjafton te shikosh prononcimet e tyre publike e para kamres apo me komente qe nuk fshihen pas anonimatit.
    . Padyshim qe ndryshimin ne politiken Amerikane e perfaqeson Presidenti Trump. Megjithse mandati i dyte eshte perjashtim prapseprape numrohen me gishtat e dores presidentet qe nuk e kane fituar mandatin e dyte. I fundit ka qene George Herbert Bush por nuk duhet harrur qe e mundi Bill Clinton ne ate kohe nje yll ne ngjitje ne politiken Amerikane ne moshe dhe ide.
    Nuk mendoj se Joe Biden mund te krahasohet me Bill Clintonin e 30 viteve te shkuara e me siguri kete e dine mire edhe populli Amerikan qe po e voton per here te dyte Donald J. Trump.
    Une mendoj se bota e di tashme por duhet ta dine edhe shqiptaret se populli Amerikan zgjedh presidentin e ti per interesat e tije dhe te Amerikes dhe askush me mire se aji nuk e di se kush eshte perfaqesuesi i tije dhe qe punon per Ameriken.
    Shqiptaret ne Shqiperi e hapsirat shqiptare ne Gadishullin Ilirik por dhe ne Amerike perpara se te mbledhin copa letrash ne gjirizet e botes duke i botuar ne ballinat e portaleve te tyre mjafton qe te shkruajne dicka kunder Presidentit Trump apo te rreshtohen me humbesin sic kane bere shqiptaret e Amerikes edhe kete here si shume here te tjera te mendojne te zgjedhin lideret e tyre perfaqesues te popullit e jo sic kane bere qe 75 vet duke zgjedhur misionare madje nganjehere misionare te qarqeve me antishqiptare qe na ka konfirmuar historia.
    Koha e globalizmit apo me mire te themi e internacionales se re comuniste po perendon dhe ne skene po ngjitet patriotizmi si sherbetor i kombeve prej nga vjen ku padyshim patriotizmi Amerikan eshte me i spikaturi e perfaqesues i kesaj rryme sigurisht qe eshte Presidenti Trump.
    Shqiptaret perpara se te mundohen me dhene mend duhet si fillim te kuptojne politiken dhe shpirtin e popullit Amerikan e qe andej te mundohen te mesojne dicka pasi Lavdi Zotit Ameriken e kemi ne krah megjithse jemi nje komb i vogel por nuk duhet tja lejojme vetes por as misionareve qe fatekeqesisht i kane hypur ne qafe shqiptareve qe 75 vjet qe te rreshtohen kunder vullnetit te popullit Amerikan.
    God Bless America, God Bless President Donald J. Trump
    Ajet Delaj
    New York

    1. Vishja plot says:

      Zoti ta mbroje Ameriken dhe boten nga nje 4 vjecar tjeter per Trump. Por edhe mund te ndodhi, nese populli amerikan e do. Bota nuk do tallet vetem Trump sic ka ndodhur keto 4 vjet por do filloje te mendoje ndryshe per cdo amerikan.

  7. Miami Beach says:

    Trump shkon per lesh dhe sdo degjojme me idiotizmat dhe karagjozlliqet e tij

  8. qorri says:

    loku martin k. im tramp punon per ameriken populli e do se ai ketu vetem per ne mendon sdim ku te fusim leket ushqimet ata qe semuren me kovid vetem me 100 dollar kurohen kurse ju ne shqiperi po vdisni edhe per buk edhe se sblini dot ilacet loku martin hiqni politikanet e koruptuar nga janulla ste vjen e keqja loku loku bibiloku

  9. Berti says:

    Trump ben interesat e amerikaneve, por nuk menaxhoi mire coronavirusin , diferencat raciale (police kane bere vrasje te pajustifikueshme ), zërat nga Russia. Ka shume mundesi te fitoje Biden

    1. Kruja says:

      Ka mundesit por jo te mjaftueshme, fatkeqesisht, Biden duket i papershtatshem per president. Tramp vazhdimisht tallet kur thote se demokratet kete kane me te mirin!!! Nuk mund te drejtoje Ameriken dikush qe ecen sikur vuan nga prostata, shume down duket edhe nga truri, ka shenja te qarta matufepsje, alzhaimer si i thone amerikanet.

      Tramp nuk ka problem me Biden, e menaxhon mes shume batutash por une shpresoj qe Amerika te beje nje zgjedhje te re, d.m.th sikur Biden te terhiqej dhe dikush tjeter nga demokratet te konkurronte.

  10. sapa says:

    Fitorja e Trumpit eshte e sigurte.Eshte i pari president qe flet hapur ate qe mendon ne krahasim me te tjeret!Sigurisht qe nuk mund ta quash menyre diplomatike menyren e komunikimit te tij ama keshtu duan njerezit dhe per kete ai fiton voten e tyre.

  11. Trump Kaqoli says:

    E po kur merren me politike konservatore edhe lopcaret qe shkuan me llotary ne SHBA cfare pret? Pak jane rednecks pa tru qe votojne me tym. Kemi edhe somnambulet fshatare nga Shqiperia mangut.
    Nje idiot qe s’di te lidhe dy fjale dhe e ka bere Ameriken te duket si pas lufte votohet nga hillbillsat dhe katundaret shqiptare. Dum baben. Jemi mesuar nen hyqem.

    1. Oto says:

      Go fuck yourself asshole….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje