FOTO: Në ‘ankthin’ e zgjedhjeve, Joe Biden shkon në varreza dhe në kishë gjatë Ditës së tij të Madhe

3 Nëntor 2020, 14:35Bota TEMA
FOTO: Në ‘ankthin’ e zgjedhjeve, Joe Biden shkon në

Kandidati rival i presidentit Donald Trump, Joe Biden ka zgjedhur ta kalojë ditën e zgjedhjeve në Kishë dhe më pas në varreza.

Ai është filmuar nga fotoreporterët, teksa hyri në kishën St.Joseph’s në Delaware bashkë me Jill Biden dhe dy nga nipërit e tij, Finnegan dhe Natalie Biden.

Kandidati i favorizuar nga sondazhet për të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, shkoi në kishën e qytetit, ndërsa shihet i veshur me pallto të zezë dhe një maskë.

Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri.

Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin.

Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.

Just now: @JoeBiden arrives at Saint Joseph on the Brandywine Church in Wilmington, DE. pic.twitter.com/CtpEq07fQJ

— Morning Joe (@Morning_Joe) November 3, 2020

 

1 komente në “FOTO: Në ‘ankthin’ e zgjedhjeve, Joe Biden shkon në varreza dhe në kishë gjatë Ditës së tij të Madhe”

  1. USA says:

    Fiton Biden biles me thelle se sa pritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje