FOTOT: Hapen kutitë e para, Biden dhe Trump “fitojnë” nga një fshat

3 Nëntor 2020, 13:12Bota TEMA
FOTOT: Hapen kutitë e para, Biden dhe Trump “fitojnë” nga

Joe Biden siguroi fitoren e parë në ditën e zgjedhjeve në SHBA, ndërsa Trump të dytën, pasi në dy fshatra të vegjël u numëruan votat.

Biden siguroi 5 votat e të gjithë personave që mund të votonin nga 26 banorët e fshatit Dixville Notch në Nju Hempshajër, ku votat numërohen të parat prej 60 vitesh tashmë. 20 kilometra më larg, në fshatin Millsfield, votuan gjithsej 21 persona dhe rezultati ishte 16-5 në favor të presidentit aktual.

Ligjet zgjedhore lejojnë bashkitë me më pak se 100 banorë që t’i hapin pikat e votimit që pas mesnate, ndërsa në të gjithë vendin votimet fillojnë në orën 6 ose 7 të mëngjesit.

Megjithatë, për shkak të pandemisë dhe rritjes së numrit të personave që kanë votuar me postë, më shumë se 100 milionë vota janë hedhur deri tani, sipas të dhënave zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje