“Talent” në matematikë, habit Lulzim Basha kur e pyesin për notën: Kam mbaruar me 10-të! Rama, mësues vizatimi

3 Nëntor 2020, 22:39Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha i njohur për gafat e tij në matematikë, ka shuar sonte kureshtjen e të gjithëve.

I ftuar në “Tempora” ai u vu në siklet nga moderatoja e emisonit e cila e pyeti drejtëpërdrejtë, Çfarë note e keni pasur matematikën?

Basha tha se ka mbaruar me 10.

“E kuptoj se ku doni të shkoni por po jua them fare qartë. Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësus vizatimi…

Sigurisht që me 10. Por mos u merrni me një njeri që nuk i ka mbetur asgjë.

Shifrat e vërteta janë mbi 500 të vdekur nga Covidi, mbi 20 mijë të infektuar, janë spitalet që po mbushen.

Çdo gjë tjetër bëhet pëë të tërhequr vëmendjen nga fakti që Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë.”

4 komente në ““Talent” në matematikë, habit Lulzim Basha kur e pyesin për notën: Kam mbaruar me 10-të! Rama, mësues vizatimi”

  1. eli says:

    Nqs ka etalon te genjeshtarit eshte ky kari!Ky duhet te ruhet ne muzeun njesive matese.

  2. Shkodra says:

    Ky ska shkolle….idjot…po ka te fshije mdnderen…

  3. Sefer Daja says:

    Per hir te te vertetes Basha ka qen nje nga nxenesit me te mire te Sami Frasherit! Nuk dua ta mbroj por me mesime ka qen shume mire!Kemi mbaruar gjimnazin ne vitet88-92 dhe ishte vertet nxenes shume i mire .Per me mbrapa nuk kam njohuri por ne matematike ishte 10.
    Lapsuset e tij mbase disa i shfrytezojne politikisht por lapsuset nuk demtojne! Dem po i ben vendit korrupsioni,vjedhja shteterore dhe mosndershkueshmeria!

  4. Fatosi-kosove says:

    O Zot qfar mjerimi,
    7×7=42+36=95,
    thoshte dikur basha ne kuvend, dhe paska patur notat 10!
    Po ata qe e Kane mesuar siq duhet matematiken dhe njerzllakun dhe kane patur vertet rezultat te shkelqyer çfar note kane patur, apo eshte kthyer mrapsht dynjaja dhe krimineli behet mret si basha dhe duduk ne jeté duhet te behet kryeminister !
    Ah mjer shqiperia e shqiptaret ne çderegje kane ardhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje