Zgjedhjet në SHBA, vjen reagimi i parë nga politika shqiptare, Balla: Biden e demokratët morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA

5 Nëntor 2020, 08:10Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është politikani i parë shqiptar që ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se Joe Biden demokratët në SHBA morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mori pjesë në Konventën Demokratike Amerikane në muajin gusht, ku Joe Biden u zgjodh zyrtarisht kandidati demokrat dhe është i vetmi politikan shqiptar që deklaroi hapur simpatinë për Demokratet dhe Joe Biden.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Xho Biden dhe Demokratët morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA.

Demokracia e SHBA mbizotëron.

“Zgjedhjet i përkasin njerëzve. Është vendimi i tyre.

Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit, do të digjen dhe kështu do tu duhet të ulen mbi plagët e tyre të djegura”- Abraham Lincoln

1 komente në “Zgjedhjet në SHBA, vjen reagimi i parë nga politika shqiptare, Balla: Biden e demokratët morën votën më të lartë popullore në historinë e SHBA”

  1. demokrati says:

    Balla te shkoj te ruaje lopet, Trump eshte President i SHBA edhe per nje mandat tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje