Avokati i Izet Haxhisë: Duhet të përjashtohet gjykatësi Lazer Sallaku! Sa herë behet fjalë për Berishën e Bashën, ai mbyll dosjen

6 Nëntor 2020, 22:16Politika TEMA

Avokati Idajet Beqiri shprehet se seanca për Izet Haxhinë i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit do të shkojë në rrugën e duhur vetëm pas përjashtimit nga trupa gjykues të gjykatësit Lazer Sallaku.

Në studion e Report Tv në hapësirën e live-it të pasdites, Beqiri tha se ky gjykatës sa herë që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, e mbyll çështjen, pavarësisht provave të forta që mund të ketë.

(Kujtojmë që gjyqtari Lazer Sallaku është ai që pushoi hetimet për akuzat e lobimit rus të PD-së ndaj Lulzim Bashës,dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi ).

“Kjo gjykatë u kthyer shumë prapa, se as nuk e kanë thirrur dëshmitar, te kryesuesi i këtij trupi gjykues, është Lazer Sallaku, ne kemi kërkuar 3 herë përjashtimin e tij nga trupi gjykues.

Ai po qe Berisha dhe Basha e mbyll çështjen, është i kapur dhe do ta çojë procesin aty ku rrjedh e keqja. Haxhia bëri padi civile ndaj tij dhe i kërkoi dëmshpërblim se po e mban në burg për një vit me pa të drejtë.

Kryetari i seancës është i paditur dhe jemi në gjyq civil, si mund të gjykojë Haxhinë ky takim? Nuk mund të jetë i paanshëm, vdiqën gjykatat që të zëvendësohet ky njeri? Të paktën të zëvendësohej, mund të vihet në rregull ky proces”, tha Beqiri.

Skeptik se si do të shkojë ky proces gjyqësor është edhe Izet Haxhia.

“Ai nuk ka besim te ky trup gjykues , jam unë që e mbaj që të jetë i qetë, se një njeri kur e mbledh mendjen që ky kryetar nuk duhet të më gjykojë mua , është shumë i irrituar, por jam i bindur që këtë proces do e fusim në rrugën e duhur” tha Beqiri.

Se kush është porositësi i vrasësi për Beqirin është mëse e qartë dhe për këtë risjell edhe një episod të së kaluar, ku Muharrem Haklajt, babait të Fatmi Haklaj Azem Hajdari i ka thënë “djalin (Shkëlqimin) s’ta kam vrarë unë, por e keqja të vjen nga kjo zyrë’, duke iu referuar zyrës së ish- kryeministrit.

“Kam kontakte me familjen Haklaj, i kemi thirrur dëshmitar, por problemi është që ata e dinë të vërtetën, Muharrem Haklaj është dëshmitar okular se moti takim me Azem Hajdari, se e mësoi se kush ia vra u djalin.

Hajdari ia tha që të unë mos e kërko vrasjen e djalit, u betua që unë nuk kam dorë dhe i ka dhënë kasetën, ku Berisha urdhëron “gjallë a vdekur më sillni Shkëlqimin në Tiranë”. Dhe kur ka dalë i ka thënë këtu e ke të keqen në këtë zyrë e Berishës”, ka rrëfyer Beqiri.

Ndalur të mungesa e anëtarëve të familjes Hajdari, Beqiri tha se kane qenë vetë ata që nuk kanë pranuar që të vijnë në gjykim.

“Nuk pranuan që të vinin në gjykim. Ata preferuan që të mos vijnë, por të gjitha deklaratat që e kanë parë të gjithë shqiptarët, bashkëshortja e tij ka shprehur dyshime që e vërteta nuk është gjykuar dhe më ka thënë hapur që “është fshehur e vërteta”. Disa nga kolegët e saj janë aq të politizuar”, tha Beqiri.

4 komente në “Avokati i Izet Haxhisë: Duhet të përjashtohet gjykatësi Lazer Sallaku! Sa herë behet fjalë për Berishën e Bashën, ai mbyll dosjen”

  1. Lloji says:

    Ka frike, mendoj qe ai nuk eshte budalla por ne vend te profesjonit qe ben mund shum thjesht ta lere detyren per paaftesi (nuk ka asgje te keqe) dhe te fokusohet ne pune private ligjore qe mund te fitoje goxha para per jetese….. mendoj vetem!

  2. Pedro i ri says:

    Akoma me idiotlliqet e 98′ . Pune primitivesh. Kush e vrau Azem banditin ?
    Shume mire qe u vrane. Te lene rehat kete vend . Kemi nevoje per shkollim dhe pune. STOP me vrasjet

  3. Vari Janullen! says:

    Avokat, ske gje ne terezi!
    Izet Haxhia smund te flase si spektator.
    Ai duhet te flase ne pozitat e Bashkepuntorit te Drejtesise. Pra te rrefeje me prova, krimet dhe intrigat qe ka bere ne emer te padronit te tij.
    Si Izet Haxhia, i pare nga gjithe Tirana, bashkepunonte publikisht me Haklajt?! biles edhe diten e vrasjes se Hajdarit, ne vend te ishte ne mbrojtje te padronit te tij, duhet te vinte Hajdari me mercenaret e tij te mbronte Saliun nga Haklajt, sepse Haxhia ishte nga nje lokal ne tjetrin me Haklajt. Po si shpjegohet qe te gjithe ne PD e dinin qe kishte lene Berishen dhe ishte me Haklajt gjithe javen e vrasjes, pastaj kthehet si pa te nesermen e vrasjes, biles emerohet nga padroni i tij, ne krye te grushtit te shtetit?! minimumi duhet ta kishin vrare nga berishistet?! Por se bene as ate dite, as ditet ne vazhdim. Izeti le Shqiperine, vetem kur padroni i tij i thote qe u zbuluam, por ik dhe pastaj e shet vete ne ambasaden americane, gjoja se Izeti i kishte bere gjerat per hesap te vet.
    Pse duhet te vinte Hajdari nga Fieri?! Ku ishin 48 rojat personale te Sali Berishes?! Pse su lajmerua as policia, as ambasada amerikane? Kishin nje jave qe e dinin se Haklajt ishin aty perqark bashke me Haxhiajt, qe hynin e dilnin nga zyra e Saliut dhe makinat e Haklajvet.
    Ne cdo intrige te Sali Berishes, rojet e tij jane aktive. Mjafton te shohesh rastin Babale, ku Lushajt me dhembe te rena, vazhdojne akoma intrigat per llogari te Berishes.
    Duket qarte qe ne ate kohe Berisha manipulonte si Hajdarin, si Haklajt me ane te Izeteve. duke e ditur se perfitonte shume, kushdo nga te dy palet vriste i pari kundershtarin.
    Edhe emri i killerit Andoni , qe ishte pjesetar i forcave speciale dhe killer i paguar nga Berisha me linjen financiare te UDBse, i jepet Haklajve po nga zagaret e Berishes. Qellimi?! Hoqi nje deshmitar te frikshem dhe vetem keshtu lau duart, duke thene qe Haklajt i egzekutoi shteti me pjesetar te forcave speciale.

  4. sadna babul ka bidai says:

    ceshtjat jane te mbyllura do mendoni ju si i dini politika eshte ne duart te zgjedhurve . nuk ka se cfar te hapin kur vete kerdisin se si jane ne brendesit e nje krijim partise se tyre keshtu jeni ne kualifikim te zgjedhjeve ne fushet e dites .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje