Spiropali: Meta nuk është President, gjuha e tij tregon se është i frikësuar. E di vetë ai pse

6 Nëntor 2020, 23:03Politika TEMA

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e sheh të frikësuar Presidentin Ilir Meta, duke iu referuar deklaratave dhe gjuhës së përdorur nga ai.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan dhe e pyeturse kush do të fitojë politikisht, Edi Rama apo Ilir Meta, Spiropali u shpreh e bindur për fitoren e kreut të Partisë Socialiste.

Duke folur për Ilir Metën, Elisa Spiropali tha se Presidenti e ka humbur funksionalitetin e detyrës së tij.

“Një President Republike që flet me atë gjuhë, frika është tregues shumë i madh. Ilir Meta ka frikë nga mundja.

Ai nuk është Presidenti i Republikës, ai është njeri që ka hyrë me kokë në një garë politike që sheh trashëgiminë e tij politke t’i shkërmoqet, partinë e tij t’i degradohet.

Frikërat burojnë nga brenda dhe kanë lidhje me atë që njerëzit dinë për veten e tyre”, tha ministrja Elisa Spiropali.

3 komente në “Spiropali: Meta nuk është President, gjuha e tij tregon se është i frikësuar. E di vetë ai pse”

  1. astrit shba says:

    Eshte e kuptueshme frika qe ka meta,por eshte po aq e pakuptueshme trimeria qe tregon bashkshortja e tij ate ka shkuar mendja spiropali ti japesh nje oergjigje !?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O ilir, o shtazë mali
      po t’a mbledh dhe Spiropali
      Ajo me gurë, ti me guriçkën
      lësho Floida Karapiçkën!

  2. shallvaret says:

    ku e shef trimerine e asaj kurve plake ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje