Ish-anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati, thotë se ajo që ndodhi më zgjedhjet në SHBA, duhet të na trembë.
“Asgjë e mirë nga fronti i perëndimit….
Më shumë sesa rezultati, ne shqiptarëve duhet të na shqetësojë rënia e mitit…
Presidenti Trump, ai që mundi para 4 vitesh Parashikimet e Globit, dëshirat e multimiliarderëve, famozët e Silicon Valley dhe gjithë median amerikane, ka akuzuar se Zgjedhjet janë vjedhur në SHBA….përmes Big Money, Big Media dhe Big Tech…
Shpallet apo jo fitues, publiku amerikan duket se është i ndërgjegjësuar nga të vërtetat e Trump mbi influencën e Parasë, Medias, Sondazheve, Rrjeteve Sociale në një proces djallëzor manipulimi të opinionit….
Sa të frikshme do të jenë zgjedhjet për vendet si Shqipëria, pas kësaj ngjarjeje botërore….
“Hajt more, se kështu bëhet dhe në Amerikë….” – do të jetë refreni i çdo “lideri botëror””, shkruan ajo.
(TemA)
IDIOTE!