Arti shqiptar këtë të dielë është në zi pasi u nda nga jeta aktori i njohur Koço Devole.
Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta i cili i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Devoles.
“Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!“- shkruan Meta.
(TemA)
Ngushëllime . U prefsh në paqe Koço !
Por Meta?!?! KOLLOSSSS ???
KOLLOS është Jul Deda.
U prejte ne paqe Koco Devole.
Zoti i plotfuqishem i dhente qetesi ne boten tjeter edhe per faktin e jashtezakonshem qe na ka ndricuar ditet me humorin e tij.
Ngushellime Shqiperise dhe Familjes dhe miqeve te tij.
Por mos genjeni qe nderroi jete pren Korones.
Kocoja kishte kohe qe vuante nga Leucemia.
Mos beni propagande edhe me te.
Koco shpresoj qe ky komb te te kujtoje vlla, me nje bust, shkolle apo nderim tjeter, kaq gje e meriton.
Zoti te dhente paqe o njeri i mire dhe aktor i madh.