Deputeti i PD kërcënon Ramën e PS: Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë. Më 25prill, ngrehuni dhe bjeruni

8 Nëntor 2020, 08:35Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Genc Strazimiri ka publikuar një video të Edi Ramës më premtimet e tij ndër 8 vitet në qeverisje për naftëtarët e Ballshit.

Strazimiri thotë se Rama bashkë me qeveritarët kanë 8 vite që grabisin ekonominë, nga gjilpërat e ambulancat e spitaleve tek shkumsat e lapsat në auditorë, deri tek gazi e nafta.

Për Strazimirin është koha për t’i treguar vendin njëherë e mirë qeverisë, filluar nga besnikët.

 

 

Postimi i Strazimirit:

Po bëhen 8 vjet që grabisin me pafytyrësi ekonominë e vendit, që nga gjilpërat e jodi në ambulanca e spitale, shkumsat e lapsat nëpër auditore e shkolla e deri tek nafta e gazi!

Në 8 vjet, rrugacërisht, bënë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premtuan, në çdo premtim.

Në 8 vjet, fyen e grabitën deri tek buka e fëmijëve këdo, madje veçanërisht ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…

Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë, duke nisur pikërisht nga ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…

Ua kanë borxh vetes së tyre, fëmijëve dhe vendit!

#25prill2021

#ngrehuni_dhe_bjeruni

5 komente në “Deputeti i PD kërcënon Ramën e PS: Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë. Më 25prill, ngrehuni dhe bjeruni”

  1. lefteri says:

    Ja dhe nje bole teke
    keshtu ngeli ky nuk arriti te behet dopjo bole si shoket e tij
    Strajzemiri na kishte munguar kete kohe ishte ngujuar ne shpelle
    tani doli ne kohe dimeri per gjah
    por gjithnje ne gjak ketij palloshi i bie kari

  2. Hapu Xhipe says:

    Ju mbaruan leket, tani duken si bandat e 97 qe dilnin rrugve me kobure dhe grabisnin furgonet dhe autobuset.

  3. Tarrasi says:

    Doli dhe ky deliranti,qe eshte mesu ta rrafin me shpulla e rrip pantallonash,

  4. kujtimi says:

    Doli edhe ky, po ku ishe more mender deputet, apo tani te doli gjumi? Plehrat bejne thirrje per lufte, po prokurori i pergjithshem ku eshte, apo po fle edhe gjume, qe flete gjumin e perjetshem, se paguhet me parate tona per te luftuar krimin e kriminelet, nderkohe qe ai eshte pale me to. I bej thirrje Gramoz Rucit te marri masa per largimin e ketij debili nga posti dhe nqs nuk duhet prokuria e pergjithshme, atehere perse duhet te paguajme per ate tufe hajdutesh. Kuvendi ta shkrije ate institucion, nuk kemi nevoje per mend por per lufte ndaj krimit. Te shkarkohet edhe ai ibrahimi i klp qe na e beri peshqesh kete debil.

  5. SADIU says:

    O qurrash, shiko endera duke fshire qurrat me mengen. Idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje