Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit.
Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosë, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian.
Lumi Vjosë konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të Europës që nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike, dhe ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës.
Fuqia e instalimit të hidrocentralit të Kalivaçit është 111 megavat, ku parashikohet një prodhim vjetor energjie prej 366 gigavat/orë me një vlerë investimi 125 milionë Euro.
Kontarata koncesionare iu dha fillimisht në vitin 1997 kompanisë Hydro SRL, por qeveria e prishi kontratën në 2017 pasi nuk arriti të kryente punimet në afat.
Pas një tenderi të dytë, të drejtën për ndërtimin e HEC-it e morën turqit e Ayen Enerji me kompaninë vendase Fusha.
Një tjetër projekt për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë lum është edhe ai i Poçemit, çështje që vijon betejën ligjore në gjykatë.
Në muajin Shtator vetë Kryeministri paralajmëroi refuzimin e lejeve mjedisore të HEC-eve në lumin Vjosë duke thënë se qeveria shpalli Park Kombëtar pjesën e Vjosës së Sipërme.
Rama te tregoje sa para mori per bllokimin e ktij hidrocentrali dhe kush fshihet pas kesaj fushate?
E them kete sepse gjerat nuk jane te qarta per sa i perket vjoses si lume i lire sepse nuk eshte aspak keshtu…
Vjosa buron ne territorin grek atje ka pasur perplasje te medha me banoret sepse qeveria greke ka devijuar 80% te ujit te vjoses ne drejtim te liqenit te janines
Pra ku jane keta kurva ambientalistesh dhe keta kurva shkencetaresh kur behet fjale per shtetin grek
Prandaj une jam per nje vjose te lire (te lire komplet) ose edhe ne te shfrytzojme pjesen tone qe na ka fal zoti
Qeveri e marre peng per nje arsye ose per tjetren
Me sa kam degjuar bllokimin e ndertimit te HEC eve ne Shqiperi e sponzorizojne disa shtete fqinje me Shqiperine (Serbia,Bullgari,Greqia,etj) te cilat e dine mire potencialin e madh energjitike ujore te Shqiperise dhe konkurenca e madhe dhe marrja e monopolit te kesaj energjie ne Ballkan nga Shqiperia ne nje te ardhme te afert.Ato nepermjet te ashtuquajturave agjensi te mbrojtjes se mjedisit me para koruptojne deri nivele te larta ne qeverin Shqiptare per pengimin e ndertimit te tyre.Ca te keqe do kishte krijimi i nje liqeni fantastik ne Vjose ku do kishte mundsi te medha per turizmin dhe sikur 10% e fitimit vjetore ti shkonte zones per infrastruktur,besoje se do te ishte shume here me atraktive dhe me mire se sa tani.Referohuni liqeneve te Drinit.
Po ta kishte lejuar ndertimin prape do thoshim “kush e di sa leke ka marre”. Nuk na merret vesh ne shqiptareve. Ne vend qe inkurajojme nje vendim positiv vazhdojme me avazin dhe shajme lart e poshte.
Nuk eshte e vertete qe H.E.C-et Kalivac dhe Pocem kane vetem vlere energjitike;
Ndertimi i Ketyre veprave, do te ndikoje pozitivisht ne mbrojtjen e tokave nga permbytjet e shpeshta ne pjesen e poshteme deri ne gryke-derdhje te lumit Vjosa.
Ky lajm duket te pakten i dyshimte.
Kryeministri e ka fjalen per kaskaden ne pjesen e siperme te L.Vjosa, mbi Qytetin e Memaliajt.
Per ate K/Ministri ka shume te drejte, por Ju qe shkruani ,me e pakta ,s’e keni kuptuar…
Refuzimi i lejes Mjedisore nga Agjensia Kombetare e Mjedisit ,mund dhe duhet te kete aresye te tjera.
Ata qe shkruajne keto lajme,nuk e kane haberin fare per keto pune.
“Don’t sell the bear’s skin, before you have caught him”.(mos e shit lekuren e ariut perpara se t’a kesh kapur), thote nje proverb angles.
ja ke fut si kau peles. permbytjet anashkalohen me rehabilitime te tjera.
Kur flisni per hidrocentralin e Pocemit, pse nuk flisni dhe per hapsirat qe ai do permbys.Nuk di ndonje projekt por qe nga Pocemi ne Kalivac jane kater hapsira te medha fushore ,Fusha e Kutes, fusha e Corrushit, fusha e Shkozes, fushae Sevasteeit e Duskarakut , cfar ndodh me keto toka bujqesore? Thjesht per kuriozitet dhe si ish banor i asaj treve pyes.