Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi simpatizantët e PD dhe të LSI që të bashkohen me familjen socialiste, jo vetëm për kantieret e punës të hapura kudo, por dhe për vendimet e drejta të marra për vendin. Nga Njësia 13, Veliaj theksoi se PS është forca më patriotike në vend, ndërsa theksoi se ajo asnjëherë nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe as nuk votoi raportin e Dick Martit kundër Kosovës, sikurse bëri PD dhe LSI.
“Kjo forcë politike nuk i tha kurrë UÇK-së terroriste, siç e tha dikush tjetër. Kjo forcë politike nuk e votoi kurrë raportin e Dick Martit, siç e votuan ata të tjerët. Kjo forcë politike nuk shpifi, dhe nuk gatoi kurrë dosje për shtëpinë e verdhë, për trafik organesh, siç bëri pala tjetër. Kjo forcë politike nuk e shiti kurrë detin e Shqipërisë, përkundrazi e fitoi betejën në Gjykatë Kushtetuese.
Ky është patriotizmi sot. Kjo është të jesh patriot. Nuk po kërkon asnjë të marrim pushkët dhe të dalim malit, por mos të tradhtojmë Shqipërinë, mos ta shesim detin, të mos tradhtojmë Kosovën, të mos çojmë në Hagë ata që janë luftëtarë të lirisë.
Ky është patriotizmi sot. Edhe në këtë pikë, për ju që sapo u anëtarësuat në PS, duhet të ndjeheni mirë, jeni bashkuar me familjen më patriotike të republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.
O Velo leri hipokrizit.
Patriot eshte ai qe mbron te verteten, ai qe lufton ndershem, dhe jo ai qe mer ne mbrojtje kedo kriminel.
Prandaj lete gjykaten nderkombetare te veproj dhe mos i parapri raporteve nderkombetare per interesa te rendomta politike.
HAshimi me origjine sllave serbe dhe ps me origjine sllave e dushanit e miladinit…patriote jeni dy palet me njeri tjetrin…ke te drejte o iraniani