Nga kufizimi i lëvizjeve tek mbyllja e bareve dhe restoranteve: Ja masat e propozuara nga Komiteti i ekspertëve

9 Nëntor 2020, 15:49Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se duke filluar nga dita e mërkurë, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 – 06:00, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Gjithashtu edhe për lokalet dhe restorantet do të hyjë në fuqi ky kufizim përgjatë kësaj fashe oraresh.

Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth.

Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi.

Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. 

Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni.

Duke analizuar shifrat, rekomandimet e OBSh për këtë fazë, si edhe eksperiencën në Botë, e Europë, komiteti propozon të merren disa masa. I konsiderojmë të domosdoshme.

1.Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2.Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

3 Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”- , tha zv ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje