Rama takon naftëtarët e Ballshit: Kemi propozuar t’i mbështesim financiarisht dhe të rivëmë në punë rafinerinë

9 Nëntor 2020, 20:36Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe naftëtarët zhvilluan një takim, i cili zgjati rreth dy orë për të diskutuar mbi kërkesat e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit. Rama tha se u takua me naftëtarët për të “qarë hallin” që nuk është krijuar nga qeveria.

Kreu i qeverisë pranoi se familjet po kalojnë një moment të vështirë, por u shpreh se problematika e naftëtarëve nuk i takon qeverisë pasi marrëveshja ka qenë me një kompani private.

Mirëpo, Rama u shpreh se si qeveri e Shqipërisë, i takon që ta adresojë së bashku me naftëtarët problemin.

Kreu i qeverisë tha se është rënë dakord në parim që naftëtarët të marrin një pagë në muaj, që sipas tij nuk është ajo që ata meritojnë, por as paga që do të merrnin nga asistenca sociale.

Kjo bëhet për shkak se ata kanë një formim profesional në një fushë “që nuk e kemi luksin ta zhbëjmë”, sipas kryeministrit.

“Çështja e këtyre njerëzve sot është një çështje që na takon ne ta adresojnë sëbashku me ta, me mirëkuptimin e tyre sepse rruga e thjeshtë ligjore do të ishte që të drejtoheshin në zyrat e punës për të marrë asistencën. 

Por në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzish që kanë një eksperiencë dhe një formim profesional nga një fushë që nuk e kemi luksin ta zhbëjmë. 

Për këtë arsye i kemi propozuar që qeveria të marrë përsipër një mbështetje financiare në kohë për të gjithë këta punëtorë. 

Nuk mund të jetë paga e punës së tyre sepse faktikisht rafineria është e fikur. Nuk merremi me pagat e prapambetura. Nuk është çështja jonë paga e prapambetur. 

Ajo është një çështje që ka ngelur me kompaninë. Vendimi gjyqësor lidhet me detyrimet e kompanisë dhe jo qeverisë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë ato çështje të cilat janë kompanitë që i zgjidhin. 

Kompania ka kaluar në një rrugë që nuk mund të ishte ndryshe me atë privatizim skandaloz, lojë kriminale që u luajt në kohën e privatizimit. Qeverisë i takon të adresojë këtë hall sot”, tha ai.

Rama tha se qeveria nuk është dorëzuar për të ardhmen e rafinerisë së Ballshit dhe se po punon për të gjetur një kompani që ta rikthejë në punë.

“Ne nuk jemi dorëzuar në lidhje me të ardhmen e kësaj rafinerie sepse të gjitha analizat tona dhe konsultat tona tregojnë që rafineria nuk është për skrap. 

Sikur ta dija se kur do të nisë do të ishte shumë e thjeshtë, por nuk mund ta di për sa kohë nuk kemi një investitor që është i gatshëm që të nisë, aq më tepër në këtë moment, aq më tepër në këtë sektor. 

Ne jemi duke bërë përpjekje, por jemi në një pozicion specifik sepse ne bëjmë ndërmjetësin duke kontaktuar Presidentë si ai i Azerbajxahnit për të kërkuar mbështetje nga kompanitë e tyre”, tha Rama.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha pas takimit se për ato që është rëndë dakord në parim me kryeministrin do të dilet me një vendim nga të gjithë naftëtarët ditën e nesërme. Megjithatë ai u shpreh se pagat e prapambetura janë një kusht i panegociueshëm për ta.

“Nuk bëhet fjalë se kemi dalë të kënaqur për arsye se gjithçka do ia lemë kohës. Është një vendim që duhet ta marrim të gjithë kolegët. 

Është risjellja në rafineri e një kompane serioze dhe dhënia e një page. Gjithçka do të diskutohet me kolegët nëse bien dakord apo jo. 

Ne jemi përfaqësues të naftëtarëve, vendimin e marrin 900 naftëtarët. Ne kemi një pikë që është e panegociueshme. Theksoj dhe njëherë kërkojmë të marrim pagat tona. 

Këto janë letra gjyqi të fituara mbi palën humbëse. Shteti nuk merr përsipër pagat, por rivënien në punë të rafinerisë. Ky aset është një aset që ka mbetur në derë të një banke”, tha Dautaj.

10 komente në “Rama takon naftëtarët e Ballshit: Kemi propozuar t’i mbështesim financiarisht dhe të rivëmë në punë rafinerinë”

  1. ?? says:

    Hë pra mo!
    Kjo është punë!

    1. vang says:

      perse nuk e shtetzoni perseri dhe te pergjigjet shteti per te,.Perse te leme te huajt ta cfrytezojne kur ne i kemi kapacitetet per ta bere vete

  2. vlora says:

    Nje gje nuk kuptoj.Punetoret punonin dhe duhet te pagueshin .Punuan muajin e pare ndodhi qe nuk u paguan ,erdhi muaji i dyte nuk u paguan .Ketu duhet ti thoshnin kompanise stop na paguaj qe te punojme e mos te grumbullonin 2 vjet paga te pa paguara.Diku fle lepuri,Pse ata punonin pa u paguar .Doli garant qeveria apo punetoret e bene vete marveshjen me kompanine

  3. ??? says:

    Hej , me që ra llafi .
    Kujdes kur takohesh me njerëz, se nuk të mbron Abaz Aliu ty .
    Nuk je leshelist.Tani që e prishe dhe me Liken , t’ka murr inot Abazi .A m’kuptoveeee!!

  4. Jugu says:

    Ju a ke ber mire o Edo. Ti jua a morre leket e naftes se bashku me Beso Tajvanin, dhe ju thoje se i garantoje ti pagat e punetoreve, ndersa tani thua qe e kan kontraten me privatin. Po kur privatin jua a dergove ti sa vodhi leket dhe nje zot e di ku jane, dhe tani ti nuk mban pergjejgesi?
    Jam i sigurt qe do besh dicka po eshte heret, prit te aftohet data e zgjedhjeve dhe jepu na dy paga sa te fitosh dhe pastaj te gjatin perseri. Nuk eshte faji i jot por i popullit qe te zgjedh, tani le te pij lengun.

    1. katarakti says:

      Qelbêsirê e shqupit. Rafinerinê e privatizoi Sali Berisha dhe jo Edi Rama. Tani ajo eshte pronê e tjetêrkujt! Shtetêzimi i saj nuk bêhet kollaj se ka gjykata ndêrkombêtare qê tê vênê gjoba qindramilionêshe po t’ia marrêsh pasurinê pronarit. Rama po bên tê pamunduurên. Nuk ka çfarê tê bej mê shumê. Por çeçenêt nuk duan t’ia dinê. Vetêm tê shajnê Ramên natê e ditê. Normal se nê nivelin e shtazêve qê janê, nuk janê nê gjendje tê kuptojnê asgjê.

  5. sancho panca says:

    Puntoret punonin ne nje kompani provate qe nuk i pagoi per 2 vjet.
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe puntoret t’ia kerkojne parate qeverise. Ne kohen e Enverit ishte keshtu, sepse cdo kompani ishte shteterore, por ne privat i zgjidh problemet me privatin.

    Nuk besoj se ka ndonje vend te botes normale qe pasi kompania private jep falimentim, problemin e borxheve t’ia kaloje qeverise, per aq me teper qe kjo ishte kompani e huaj.
    Imagjinoni sikur kjo skeme te funksionoje: qeveria paguan pagat e dy viteve dhe hap deren per cdo kompani te huaj te vije ne Shqiperi, te investoje dhe te marre fitimin, nderkohe mos te paguaje puntoret dhe borxhin e pagave ia le qeverise…

  6. Sociologu says:

    Kercinjkuq!
    Perse nuk bete greve urie si sindikate kur nuk moret rrogen,por vazhduat te punonit si gomere me muaj pa pagese?
    Sepse Beso tajvani dhe koburja e tij Brace u rjep si keca tek dera e uzines.
    Jeni batakcinj dhe jo te ndershem ne kerkesat tuaja.
    Me mire te vidhni taksapaguesit shqiptare me politike,sesa te kerkoni parate nga pronaret e kompanise. Keni frike o kercinjkuq se u rjepin nje nga nje si dele Beso Trafikanti dhe koburja e tij Brace.

  7. J-32 says:

    E çna çatë karin..
    me dhjetra vite sekserët e Saliut e të Ramës si puna e Taçit apo Besos bashkë me kompani fantazma nga Azerbajxhani, Teksas apo ngado çfarë vendi tjetër kanë bërë kërdinë me rafinerinë e Ballshit.
    Vetëm ato qindra miliona dollarë taksa që duhet të paguanin në shtet mbanin jo vetëm Ballshin ,por edhe Fierin me bukë dhe investime.
    Tani qeveria ka ngelur si peshku pa ujë dhe do ‘ gjejë’ ndonjë kompani tjetër fantazmë. SPAK dhe OFL duhet të ndërhyjnë e të hapin kutinë e pandorës dhe shteti ta mari përsëri rafinerinë.

  8. nkolla says:

    Zoti km nqs ke mundesi punetoret e rafinerise ndihmoj, por sigurisht me parate tuaja dhe te sales e likes e jo me parate tona. Parate e siguruara nga djersa dhe gjaku yne nuk ka perse i merr privati, e neprmjet tij sala, sala, basha e likja me monen. Jo, secili duhet te bindet qe te marri djersen e tij ne rruge ligjore e jo lemosha. Edhe nje here nqs i konfiskon pasurine hajduteve e krimineleve perdore per lemoshe, por jo parate e mija. Ato i kam per familjen time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje