Evi Kokalari, aktiviste shqiptare në SHBA, e quajti të gabuar urimin që kreu i PD, Lulzim Basha dërgoi për Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve amerikane.
Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Kokalari tha se Basha duhet të kishte përdorur logjikën sepse rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht.
Sipas saj, Basha është një nga politikanët shqiptarë që i nevojitet më së shumti mbështetja e Amerikës, duke marrë parasysh zgjedhjet që do të zhvillohen.
“Mua më erdhi keq që i pari që u prononcua ishte Lulzim Basha. Ai është nga të vetmit që ka nevojë ndihmën e Amerikës mometalisht, sidomos duke patur parasysh që e njëjta gjë do i bëhet edhe opozitës në 25 prill.
Macron doli nga të parët në Evropë që e uroi Biden. Por Macron dhe Evropa kanë një dëshirë që Trump të ikë sepse Trump i ka bërë shumë dëm Evropës me të gjitha marrëveshjet që kishin. Evropianët nuk e duan Trumpin.
Prandaj kam përshtypjen që këtë e kanë bërë kastile që të dalë Macron i pari, pastaj disa të tjerë që të jepet ideja që Biden paska fituar.
Pastaj del edhe Lul Basha. Problemi është që Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme me këto gjëra sepse neve na duhet Amerika më shumë seç i duhet Francës, Gjermanisë.
Shqipëria po të ketë Amerikën mike të ngushtë, është gjëja më kryesore, sidomos me zgjedhjet që do të vijnë.
Personalisht mu duk e papjekur dhe nuk ishte e nevojshme. Duhet të përdorësh logjikën në këtë rast”, akuzon kreun e PD veprimtarja e fushatës së Trump në SHBA.
Si pjesë e kampit të Donald Trump, Evi Kokalari u shpreh se kanë në dorë prova që tregojnë se votat janë vjedhur. Ajo shtoi se është e pashmangshme që t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar rinumërimin e votave.
Desperate Housewives hepiteti i persosur qe tha babaramo per kete grua
Lere Lulin ne hallin e tij , po me qe je ne Amerike beni ndonje fushate per fonde ,te dale fotografi me Biden , si c’beri dhe me Trampin !
Kush mutin eshte Evi Kokalari qe merr persiper te vere ne dyshim rezultatin e zgjedhjeve ketu.Mos eshte me e mencur se George Bush.Ja dhe certifikimi do te vije per nje jave a dy pastaj fare do te thote kjo zonje apo zonjeze nga Gjirokastra.
Kesaj dhe Bleones u erdhi hakut Babaramo. Keto qe nuk pranojne kurre humbjen kane ose origjinen komuniste, mendesine komuniste ose jane pabukse dhe fitojne para me keto pune.
Kush eshte kjo Evi Kokakari mor aman se spo ma kap guglli gjekund?!
Është pjesë e haremit të Trump!