“Dragi, moj srpski neprijatelj” I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina

10 Nëntor 2020, 16:53Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në Beograd, ish-kryeministri serb e quan argat të Tiranës kryeministrit aktual dhe mallkon me logori siç bënin gratë me bir të vrarë në Eposin e Kreshnikëve: “Mos të qeshtë buza, tradhëtar i kombit!”

Kryeministri, me ton më të butë, por me gjuhë më të helmët, i kthehet Presidentit të Republikës dhe ish-Presidentit se kanë gabuar kur kanë votuar rezolutat e Evropës që dënojnë krime të mundshme gjatë luftës. “…a mund t’ia thuash serbëve pse e votove pro raportin e…, bashkë me… kur ne e votuam kundër?”

Kurse liderin e opozitës e shkel ca më sipër fytit duke i zënë në fyt të shkuarën: “Çfarë dosje ke përgatitur për shtëpitë me ngjyra në Kragujevac?”

Presidenti serb, mpreh të njëjtën lloj sopate për gjuhë: “…je armiku më i egër i kombit serb, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antiserbe në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së martirëve serbë, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Serbisë, nëpërmjet veglave të SHISH-it shqiptar në Beograd, Krajlevo dhe Krushevac …”.

Numri dy i partisë në pushtet, nuk e kursen ish-presidentin: “Pse agjenti i SHISH-it të Tiranës,e sulmoi me kaq pabesi heroin tonë duke guxuar ta quajë edhe çirak të Tiranës?”

Në kohën e esktazës për të gjetur heronjtë dhe tradhëtarët e kombit të lavdishëm serb, më i qetë shfaqet mtonjësi i trazuar për pushtet. Nuk i përgjigjet akuzës se ka ndihmuar shqiptarët për të faktuar mizoritë serbe gjatë luftës, por e ka mendjen tek Covid-i dhe hallin se qeverisja po bën lekë ne pandemi.

Këto janë vetëm disa nga lajmet e prodhuara vetëm javën e fundit nga shtypi në Beograd. Janë akuza që shpërndahen nga ekranet e televizioneve dhe faqet e portaleve dhe në mbrëmje debatohen nga analistë, shumica e të cilëve, mbasi analizojnë të nesërmen e botës mbas shpinës së Trumpit që po ikën dhe gjoksit të Bidenit që po vjen, i sulen njëri-tjetrit si turku i djeshëm punës së sotme. Një pjesë e quajnë rregullisht njëri-tjetrin si të shitur tek Tirana, të tjerë që i ngrejnë vetes një piedestal urtësie si pasardhës të drejtpërdrejtë të Sokratit, i hedhin turmës fuçi helmi e uurejtjeje të verbër që jua prodhon papushim mëlçia vetjake.

Vasalë, tradhëtarë, të shitur, agjentë, çirak, frikacakë, kryepis, këlysh, lehje, dehje, mufka. Janë disa nga fjalët kyçe të ligjërimit politik në Beograd ditët e fundit. Dhe ndërkohë që në Beograd vazhdon gara për të shpallur tradhëtarët e kombit serb, nja 1800 kilometra larg në Hagë, gjyqi flet serbisht!

Ndodh një gjë e tillë realisht apo është një ëndërr patriotike shqiptare që shpreson që kjo lloj marrëzie të ndodhë në Serbi dhe jo në Tiranë? Flitet kështu në serbisht apo është ai makthi ballkanik që mendon se e mira vetjake kalon vetëm përmes fatkeqësisë së fqinjit, që e quan veten të fortë sa kohë e sheh tjetrin të dobët, që nuk mendon për marrëveshje e bashkëjetesë, por si të hedhë në erë jetën që nuk bën dot bashkë dy fqinjë në marrëveshje? Fatkeqësisht ky është makthi që po jetohet në Tiranë. Dhe çdo rresht i tillë thuhet në shqip. Siç pretendohet se një palë shiti detin tek greku, kurse pala tjetër po shiste Kosovën tek serbi dhe siç pretendojnë të dy palët për njëra-tjetrën se kanë tradhëtuar edhe Shqipërinë, edhe Kosovën tek serbi, greku, turku dhe djalli me gjithë të bijtë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit quajnë kryeministrin tradhëtar të kombit dhe vasal të Vuçiçit, kryeministri quan Presidentin dhe paraardhësin si njerëzit që kanë votuar pro hetimit të krimeve të supozuara të UÇK-së, Presidenti i Republikës e quan esadist kryeministrin dhe këlysh të rrahur që të vogël, sekretari i përgjithshëm i PS-së e emëron agjent të UDB-së ish-kryeministrin. Kryetari i opozitës konsiderohet si një nga autorët e dosjeve që fajësojnë komandantët e UÇK-së në Hagë, ky është karuseli i turpit ku palët kërkojnë të shohin të hipë tjetri.

Saliu Edit kurse Edi edhe Saliut, edhe Ilirit, pa kursyer as Lulin!

Iliri e Saliu Edit dhe Edin as Luli nuk e kursen!

Taulanti Saliut dhe Saliu të gjithëve si gjithmonë!

Saliu Thaçit, por dhe Thaçi nuk e la pa kusur as Saliun, as Ramushin! Isa edhe Thaçin, edhe Ramushin. Ramushit ia fali alltia veç Ilirin, por jo Isën, Thaçin dhe Edin!

Askush nuk kujtohet se së paku, 20 vjet më parë kur luftohej në Kosovë qeverisnin socialistët dhe më shumë se një dekadë më herët, kur Kosova lindi si shtet, qeverisnin demokratët.

Edhe në anën tjetër të vijëzës së kufirit gjuha nuk ndryshon. Edhe në Prishtinë hartimet, rreshtimet, mallkimet e përbetimet për heronj të epërm dhe tradhëtarë të ulët janë normalitet. Një retorikë lufte në kohë paqeje që i bën me turp së bashku, shqiptarët e të dy anëve të vijëzës së kufirit.

Të cilëve ju afrohet vetëm urrejtje për tradhëtarët që paskan qeverisur Tiranën, për besëthyerit që po qeverisin dhe për kolaboracionistët që premtojnë të qeverisin. Në këtë gjuhë dhe në këtë mentalitet dramatik urrejtjeje, kur shërbesa për kombin është vetëm gozhdë që i ngulet kombit në trup duhet gjetur arsyeja kryesore se pse heronjtë e djeshëm po gjykohen nën akuza penale, se pse viktima po ulet aty ku duhet ta kishte vendin agresori. Kush ka qeverisur këtë vend, dje e sot nuk ka ditur të ngrihet mbi interesin e çastit dhe nuk ka dashur të bëhet bashkë në rrezik.

Si rregull shqiptari që shkon edhe në funeralin e të panjohurve, është i gatshëm të vrasë në dasmën e nipit nëse i kalon rradha në valle. Si rregull pa përjashtim, shqiptarët humbasin gjithmonë në paqe nga marrëzia atë që fitojnë në luftë me gjak.

Në Shqipëri fëmijët i venë në gjumë duke ju treguar histori me heronj, por ato kanë të gjitha një fund të përbashkët: trimat janë gjithmonë të vdekur në fund. Në politikë është ndryshe: ata kërkojnë pavdekësinë sepse çdokush tjetër përballë ju duket tradhëtar dhe armik.

Mallkimi i Hamzait ka shekuj që e ndjek këtë vend, që mburret se rrjedh nga gjaku i Kastriotit, por është i gatshëm të derdhë vrer në sherr si shqiptari për shqiptarin: Dragi, moj srpski neprijatelj, I dashur armiku im serb!

16 komente në ““Dragi, moj srpski neprijatelj” I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina”

  1. Cufi says:

    Bravo Vangjel florini

  2. Bashkim says:

    Baci kulaci. . . ASGJE SKE SHPJEGUAR 5% e njerzve besoj te kuptojne PERVEC KOMBIT GJERMAN TE TJERET SI PUNA JONE JANE PROVINCIALE TE FELLIQUR JANE.

    1. Mali says:

      Vangjel,
      Çoç dukeshe ti, por ja qe shkave.
      Ore zoteri, ti barazon polemikat serbe me realitetin e lulsali qelbesira, te provuar antishqiptare?
      O fyell, sali qeni e beri qiluzem vendin tone, edhe fazllicin e beri anetar te sigurise kombetare!
      O lloqe po te them o Vangjel!

  3. ? says:

    Ik o ordiner. Ngele duke lepi bythe.

  4. Uau says:

    Bravo vangjel, ik tani dhe ha çorbën se e ke gati…

  5. Vertet says:

    Kultura ballkanike. Kane 1000 vjet lufte me njeri tjetrin. Keshtu do vazhdojne dhe ne1000 vitet e ardhshme. Popuj qe vetem vjedhin. Vet nuk kane krijuar asgje.

  6. Hasan says:

    Shume e gjetur fabula dhe shume mire e thene

  7. Trotski says:

    Po Ndaje Shapin nga Sheqeri ! Kush eshte Realisht Armiku dhe Tradhetari ??? Sale Serbi dhe Lul Hajduti jane provuar si Agjente te Serbit dhe i kane sherbyer Miloshevicit.Perveç Korrupsionit Kolosal Apo Like hajdutin dhe Mona Baxhellen pse nuk i permend ??? Po pak kane Bo sivellezrit e Familjes Adams??? Beje Analizen te sakte dhe mos e shpernda Hirin ne te gjithe anet se humbet se Koti. Analist Leshi ,i paguar njekohe nga Like hajduti.

    1. Tetovari says:

      Bravo fjal me vend, ka mbet pa lek per shkak te pandemis,?

  8. Shpalosësi says:

    Analist koklavites dhe frikacak,
    Troç thuaj gjerat. Ke bere krahasimet shume te dobeta.
    Edhe ne TV je qesharak. Trathetaret kane emer dhe mbiemer.

  9. Imigranti says:

    Jeni shume konfuz Z. Vangjeli. Shkruaji gjerat qarte qe ti kuptojne njerzit; vere postin, por vere edhe emrin qe ta marim vesh per ke behet fjale. Mos ki frike.

  10. Dee says:

    Edhe vete s’di çfar flet!.

  11. Artan says:

    Nje shkrim shume i goditur, me i bukuri i Vangjelit nga ato qe kam lexuar deri tani.

  12. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    Zhurmues dhe mjegullues, bej tym te fsheh ngjarjet e verteta. Pirdhu sahanlepires

  13. Koti says:

    Çfarë thotë ky në këtë artikull. Fillon me dikë që flet për atë dhe i thot këtij që ti thot atij. Pse bëre ashtu kur desha kështu, por ishte ai që i tha këtij…… Duhet marrë lejen e zakonshme që të kuptosh këtë gazetar spërdredhës. Kaçurrel si lesh arapi.

  14. Emiljano says:

    Vec me u hallakat di ky,po ke bythe thuaji gjerat troc ose ik e lepi ndonje kocke dhe ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje