Basha betohet: Vendimi i parë si kryeministër, paratë që shkojnë tek oligarkët do ua japim njerëzve

10 Nëntor 2020, 11:16Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Sipas tij, qeveria nuk kanë mbajtur asnjë premtim në këto 7 vite.

Basha tha se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në qeveri është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit.

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive.

Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohen nga llafet, por nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Ky e ka bërë të qartë, edhe në kohën e pandemisë vazhdon vjedh madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, kur e kupton cdo hajdut kur e di që është dita e fundit

Vendimi i parë që do të marrim është që shpenzimet e parave nuk do të shkojnë për oligarkët dhe miqtë e kryeministrit, por do të shkojnë drejt për drejt te njerëzit.

Nuk ka më iluzione dhe shpresë që ky njeri mund të ndryshojë kurs. Kjo është arsyeja se të gjithë i kanë sytë nga ne”, tha Basha.

Dhe Kunati i Bashes njeri eshte, nuk ben pjese tek oligarket. Ai eshte gjobvenes i tyre, ndaj pse te mos perfitoje nga vendimi i pare i “kryeministrit”!

10 komente në “Basha betohet: Vendimi i parë si kryeministër, paratë që shkojnë tek oligarkët do ua japim njerëzve”

  1. eli says:

    Sharlatan!Tregoji me emer kush jane .

  2. Cifuti x says:

    …gènjen..
    ..dhe meqe s osht mashtrues i talentuar genjeshtra i bje er gjer n Kin..

  3. rrema says:

    Per ke oligark thote ky hajduti per kunatin e tij…..

  4. Fito nje here besimin e albanezeve, pastaj hyr me KM, me von shih kontratat dhe PPPP e lidhura dhe pyet nje jurist ( vete ti s’ja ke haberin as nga jurisprudenca as nga akonomia) a anulohen keto kontrata ?, ne se nuk i anulon dot cfare do besh qe ta realizosh kete premtim ?, taksat do ti ulesh do ti besh xero, po parate ku do i gjesh ?

  5. ida says:

    Si ne rrugen Durres Kukes?
    Je shume trap!

  6. Populli says:

    O rallafere që as në mend mos e çosh për ëndrrën e kryeministrit por që të dalësh me pak dhimbje jepi popullit vilat dhe paret që ke vjedh që të lejn tja japësh vrapit për Hollande pas zgjedhjeve

  7. Pinoku says:

    ?????????KY ESHTE E ARDHMHJA? GJITHMONE SIPAS KËTIJ??… e kuptoni apo jo…!!!Tani i bie të iki Ed ”legjenda,,qe i ka mbushur zyrat e shtetit me spiropalist,dhe të vij lulushka me metushken????…dhe thonë po ikin shqiptaret??…në fakt askujt prej kētyre,nuk eshte se u plasi cari..NE FAKT NJERZIT IKIN KUR U MUNGON ALTERNATIVA E SE ARDHMES….

  8. Kent says:

    Ja fut kot po thuajse ne çdo premtim nen.

  9. Jozi says:

    Nga na mbiu ky karagjoz ,qe ne kete situate fatkeqesie qe ka pushtuar boten , ka paturpesine te llapi e te llapi papushim e ndjelle urrejtje tek njerezit qe rrine e degjojne se kur ky te behet kryeminister do te na coje ne parajse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje