Situata e koronavirusit në vend duket se ka vendosur në lëvizje Presidentin Meta.
Përmes një postimi në rrjetin social Meta i bën thirrje qeverisë që të bëjë një koordinim mes spitaleve private dhe atyre shtetërore në mënyrë që të bashkojnë kapacitetet.
Gjithashtu ai kërkon që shpenzimet e të gjithë pacientëve të rimbursohen nga shteti veçanërisht të atyre që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe pensionistëve.
Postimi i plotë:
Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitet e duhura.
Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.
I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.
te kafshohte Karona bojen e fshihesh pergjithmon nga kjo toke
Majmuni cepanit
Masa numer 1:Mona te dergohet te pastroje spitalin infektiv pasi virusi nuk egziston per te.
Ik o pirdhu ti .
Parat qe ke vjedhur idhi per popullin per ditet e fatkeqsive duhet i miri e i ligu dhe mos beje gam gam se te la dal boja.