FOTO: Trump dhe Melania shfaqen në publik, hera e parë pas humbjes së zgjedhjeve

11 Nëntor 2020, 19:43Lifestyle TEMA
FOTO: Trump dhe Melania shfaqen në publik, hera e parë pas humbjes

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, është parë sot në publik për herë të parë që nga e diela, kur rezultatet e zgjedhjeve shpallë fitues të garës presidenciale kundërshtarin e tij, Joe Biden.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, ‘sfiduan’ shiun, ndërsa morën pjesë në vendosjen e kurorës së luleve në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington, në kuadër të Ditës së Veteranëve.

Çifti presidencial u shoqëruan edhe nga Nënpresidenti Mike Pence dhe Ivanka Trump.

Në deklaratën e tij, Trump vijon të mos pranojë humbjen, ndërsa u shpreh se  administrata e tij ka bërë shumë për të përmirësuar jetën e veteranëve dhe përsëriti angazhimet e tij ndaj tyre dhe anëtarëve të ushtrisë.

‘Si Komandant i Përgjithshëm, unë kam luftuar pa pushim për të mbështetur veteranët e Amerikës. Për shumë kohë, Qeveria jonë nuk e kishte përmbushur plotësisht detyrimin e saj’, tha Trump.

2 komente në “FOTO: Trump dhe Melania shfaqen në publik, hera e parë pas humbjes së zgjedhjeve”

  1. art says:

    Kur u shpalle fitues Biden? Zyrtarisht flas , jo fitues nga gazetat

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    art , he pra , cpret shpalle ti Biden president , ty te presin ………”zyrtarisht fjas thua “nuk flet zyrtarisht dhe ste degjon njeri , por shkruan zyrtarisht dhe te lexojme …..do jsh ndonje majmun cirku ti qe ske shokun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje