FOTOT/ Gruaja më "altruiste" në botë: Jam e lumtur që burri im ka fjetur me më shumë se 100 vajza para meje

11 Nëntor 2020, 20:38Lifestyle TEMA
FOTOT/ Gruaja më "altruiste" në botë: Jam e lumtur

Një e re martuar së fundmi në Britani ka thënë për mediat se nuk e ka problem që burri i saj ka shkuar me më shumë se 100 vajza të tjera para saj.

Madje Courtney Hargreaves shton se është e lumtur që ai ka kaluar “numrin magjik” pasi tani është ajo që do të “korrë frytet” e eksperiencës në krevat të burrit të saj.

Burri i Courtney, 23 vjeçari Elliot a qenë një ‘don-zhuan’ që prej moshës 18 vjeçare por megjithse shokët e kanë paralajmëruar se do të mërzitej nga mungesa e saj e eksperiencës, çifti është tashmë i martuar me dashuri dhe kanë dy fëmijë.

22 vjeçarja estetiste e thonjve thotë: “Me pasurinë e eksperiencës së Elliot, seksi nuk bëhet burrë i mërzitshëm”.

Ajo kujton takimin e tyre të parë: “Kur kisha dalë një mbrëmje në bar, Elliot më doli përpara dhe nisi të më joshte. Por të gjithë e dinin reputacionin e tij.

E kisha dëgjuar ai rrallëherë shkonte vetëm në shtëpi kështu që i thashë të mos më dilte përpara. Nuk doja të isha një tjetër trofe në krevatin e tij”.

Por tre muaj më vonë rrugët e tyre u takuan përsëri.

“Një tjetër natë nuk po gjeja dot shoqen time dhe u takova rastësisht me Elliot. Nisëm të bisedonim dhe ai foli seriozisht. Më ofroi të më çonte në shtëpi me makinë dhe qëndrova në shtëpinë e tij për një kafe, por ia bëra të qartë se do të ishim vetë shokë.

Por qëndruam deri vonë duke biseduar dhe përfunduam në krevat. Ai ishte shumë i sigurtë në atë që bënte.

Mëngjesin tjetër u zgjova nga telefoni i tij kur shokët i kërkonin të tregonte për ‘kapjen e fundit’. Ata i kërkonin të më vlerësonte nga 0 deri në dhjetë”.

Courtney, nga Blackpool, thotë se besonte se ai do t’i kërkonte të nxitonte të dilte jashtë, por Elliot e pyeti nëse donte të qëndronte për të ngrënë mëngjes.

“Në të kaluarën djemtë më bënin të ndjehesha e pasigurtë me veten, por Elliot nuk ishte i tillë dhe ne u lidhëm shpejt”.

Courtney thotë tashmë se një person nuk duhet gjykuar nga historia e tyre seksuale. “Tani e di se ai ka qenë një djalë i shthurur përpara por tashmë është një bashkëshort dhe baba i dedikuar. Ai ka lënë prapa ato.”

Pikepamjet e Courtney i bëjnë jehonë komenteve të ngjashme të gazetares britanike Chloe Madeley e cila tha muajin e kaluar se nuk e kishte problem që burri i saj James Haskell kishte shkuar me më shumë se 1,000 gra para saj.

4 komente në “FOTOT/ Gruaja më “altruiste” në botë: Jam e lumtur që burri im ka fjetur me më shumë se 100 vajza para meje”

  1. Arjani says:

    Nuk ka vend , besoj, me te degjenruar se Anglia ne Europe.

    Ama te jete don zhuan edhe ky majmuni, eshte me te rene tavani ne koke.

    1. anticensurë25642654 says:

      lali
      don zhuan është ai që shkon me shumë gra!
      në film ne kemi parë atë “të vërtetin” që shkonte me gra,që shkonin nga të bukura,në shumë të bukura!!
      por realiteti nuk është film!!
      e në jetë, nëse do!?
      mund të kesh dhe më shumë se 100!!
      i vetmi kusht është se duhet të të ngrihet ai miku!
      pra duhet të pëlqesh çdonjërën që duhet të kesh në krevat!!

  2. anticensurë25642654 says:

    mi motra ka no një gjë tjetër përveç përvojës ky që nuk e thua??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje