ANALIZA: Pse Donald Trump ka "frikë" të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

12 Nëntor 2020, 13:56Bota TEMA

Nga Timothy L.O’Brien, Bloomberg

Donald Trump është njeriu më me fat në botë. Ndryshe nga gjithë të tjerët, ai ka qenë i mbrojtur nga pasojat e gabimeve të tij, të kryera gjithë jetës së tij. I lindur në një familje të pasur, ai nuk pati probleme për shkak të rezultateve të dobëta në universitet, dhe as nga telashet në biznes të babait të tij.

Duke u shfaqur në publik si një yll i televizionit në fillim të viteve 2000, Trump zbuloi se fama i jepte mundësi të ishte po aq grabitqar sa të donte, pa pasur asnjë pasojë negative. Dhe hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, i dha një imunitet të fortë ligjor, të cilën ai e interpretoi në mënyrën e gabuar.

Megjithëse Trump gjatë viteve ka hasur shumë vështirësi të tjera, nga kërcënimi i falimentimit të bizneseve që ka, tek akuzat për sulme seksuale, një hetim intensiv federal, dhe një fajësim (impeachment), ai ka ecur përpara relativisht i padëmtuar, dhe pa asnjë ndjenjë keqardhje.

Pasuria, fama dhe presidenca e kanë mbajtur atë të plotfuqishëm. I gjithë ky izolim ka bërë që ai të mos mësojë në asnjë rast nga gabimet e tij. Çdo dështim personal dhe publik, është shtyrë ose lënë mënjanë. Por tani Trump, po sheh t’i afrohen 2 kërcënime teksa bëhet gati të lërë Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit të ardhshëm.

Njëra është e natyrës financiare, tjetra e natyrës ligjore. Dhe asnjëra nuk është plotësisht nën kontrollin e tij. Këto dy kërcënime mund të ndihmojnë në shpjegimin, së bashku me paaftësinë e tij të përhershme për ta pranuar humbjen, se përse Donald Trump nuk do ta pranojë që presidenti i zgjedhur Xho Bajden do ta pasojë atë në detyrë.

Dhe pse i ka kërkuar Partisë Republikane ta ndihmojë, që të “ndriçojë” amerikanët në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të fundit presidenciale. Trump dhe moria e bizneseve që ai strehon brenda Organizatës Trump, kanë më shumë se 1 miliard dollarë borxhe.

Një pjesë e tyre është zbuluar gjatë viteve të fundit, nga të dhënat personale financiare të presidentit që gjenden në dosjen e depozituar pranë Zyrës së Etikës Qeveritare. “The Neë York Times”, zbuloi kohët e fundit se Trump ka garantuar personalisht të paktën 421 milion dollarë të borxhit, me më shumë se 300 milion dollarë që do duhen paguar brenda 4 viteve.

Pra Trump është në kërkim të një shume parash, që mund t’i duhen për të paguar në kohën e një ekonomie të goditur nga Covid-19, në të cilën industritë e tij – hotelet, pasuritë e patundshme në qytete- kanë pësuar një dëm të konsiderueshëm.

“Forbes” vlerëson se pasuritë e tij vlejnë 3.7 miliardë dollarë; “Bloomberg News” i vlerëson në rreth 3.2 miliardë dollarë. Trump nuk do të mbetet pa para. Por nëse ekonomia amerikane vazhdon të ketë vështirësi muajt e ardhshëm, këto vlerësime do të testohen.

Dhe shumë nga ato që zotëron Trump nuk janë likuide, gjë që do të thotë se ai mund ta ketë të vështirë t’i shesë pasuritë e tij të patundshme nëse do t’i duhet që të mbledhë fonde. Për shembull, ndër pasuritë më të vlefshme të Trump, janë aksionet e tij në pakicë në dy prona të kontrolluara nga Vornado Realty Trust.

Zërat mbi shitjet për shkak të krizës së tij financire, mund të zvogëlojnë më tej vlerën e pasurisë së tij. Një element tjetër do të dobësojë ndjeshëm aftësinë e Trump për të arritur marrëveshje financiare të mira apo falje të borxheve:largimi nga presidenca.

Në aspektin ligjor, Trump, fëmijët e tij dhe kompanitë e tyre përballen me hetime agresive mbi financat, praktikat e kontabilitetit dhe pagesat e taksave. Zyra e Prokurorit të Rrethit të Manhatan, po e heton Trumpin mbi akuzën e mashtrimit të mundshëm me taksat, dhe falsifikimin e regjistrave të biznesit.

Në këtë hetim, që po shqyrton edhe pagesën e presidentit ndaj 2 grave në këmbim të heshtjes mbi marrëdhëniet seksuale me to, zyra e krimit financiar po kërkon listë-pagesat e taksave në 8 vitet e fundit nga ana e Trump.

Gjithashtu po hetohet nëse Trump, e ka fryrë enkas vlerën e pronave të tij, në mënyrë që të merrte fonde nga huadhënësit dhe investitorët. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Leticia Xhejms ka nisur një hetim tjetër, i fokusuar gjithashtu në faktin nëse Organizata Trump dhe familja Trump, kanë manipuluar vlerësimet për të siguruar financime.

Hetimi i Xhejms është një çështje civile, e cila mund të sjellë ndëshkime të rënda financiare kundër Trump por jo dënim me burg (gjithnjë nëse nuk gjen arsye për ta rishikuar atë si çështje penale). Ndërkohë Hetimi i Vans është një çështje penale, dhe nëse ekipi i Trump shpallet fajtor për krime, dënimi me burg është një mundësi reale.

Ekipi i Trump e ka kundështuar fort hetimin e Vans, përfshirë argumentimin para Gjykatës së Lartë të SHBA, se një president në detyrë është i imunizuar nga ndjekjet penale të shtetit. Ndërsa gjykata e hodhi poshtë këtë koncept në një vendim historik gjatë verës që shkoi, ai do të bëhej një argument i diskutueshëm në çdo vend kur Trump të mos jetë më president.

Një Trump pa mbrojtjen ligjore që i jepte Shtëpia e Bardhë, është kryesisht i rrezikuar të paditet dhe penalizohet ashtu si çdo amerikan tjetër. Ndërkohë, largimi nga posti i presidentit, mund të shoqërohet me padi të reja mbi ngacmimet seksuale.

Është e paqartë se sa agresivë do të jenë ndaj Trump zyrtarët e zbatimit të ligjit në administratën Bajden. Ata mund të ringjallin disa nga akuzat e pengimit të drejtësisë, që janë lënë pas qëkur ish-këshilltari Special Robert Myler përfundoi hetimin e tij.

Nga ana tjetër, debati politik që mund të ndezin këto gjyqe, mund ta bindin Bajdenin të jetë më i përmbajtur ndaj paraardhësit të tij. E qartë është se në lojë janë paratë dhe liria e Trumpit. Ndërsa ka humbur zgjedhjet e vitit 2020, Trump do të vazhdojë të reagojë me ashpërsi, dhe në mënyrë të paparashikueshme si një njeri që për 74 vjet, është mësuar t’i shmanget thuajse gjithçkaje. /Përktheu: Alket Goce

20 komente në “ANALIZA: Pse Donald Trump ka “frikë” të largohet nga Shtëpia e Bardhë?”

  1. arriffi says:

    Piiiiiika Vanës qe si bie, ka frike Don thone, nuk ka frike por ka fituar. Kete radhe zgjedhjet ne Amerike u bene si ne Librazhd.

    1. Astrit Kariozi says:

      Te rrufsha piten o arif

    2. ***** says:

      Anglia, Gjermania, Franca, Kanadaja e kane uruar te gjithe presidentin e ri Biden.
      Rusia, Kina dhe Irani heshtin.

      1. bonehead says:

        Po Meksika që është gjitonia më influenciale edhe ka popullatën më të madhe të minoritarëve në US?
        Apo mendoni se urimi i një kandidati të pa çertifikuar ligjërisht ka vlerë?
        Zakonisht urimet për një kandidat të “zgjedhur” bëhen pasi kundërshtari e ka pranuar humbjen. Trump, edhe nqs është gabim nuk e ka pranuar humbjen, prandaj ligjërisht kandidat të zgjedhur nuk ka. Rregullat e lojës.

  2. Joe Biden junior says:

    Ka fituar kunder demokrateve amerikane e kunder e republikaneve qe kane bere sikur e kane mbeshtetur…Ka frike ta lere presidencen se pas dere eshte soros kina e gjithe armiqte e usa qe mezi presin ti bejne varrin dhe qe ky Biden me vota te vjedhura nuk e mbron dot se do i thone pushtetin e kemi vjedhur ne per ty e jo se ti ke fituar.Bie integriteti i zgjedhjeve bie usa…

    1. Trump bastardi says:

      “Votat e vjedhura”? Ishe aty ti kur u vodhen votat apo? O te vjedhsha grate e shtepise ty re trumpist putini.

      1. tea says:

        jemi ne ketu qe po i shikojme ca po behet o idiot
        kush ka tru e kupton ca po behet
        edhe me vota te vjedhura nuk po e mundin dot.

        1. Mona krva says:

          Ca behet moj kurve? Na jep ndonje prove te ketyre votave te vjedhura se qe diten e zgjedhjeve e deri me sot Trump ka humbur 9 gjyqe rresht pasi shkon ne gjykate e thote me kane vjedhur votat dhe pastaj nuk ofron asnje prove. Biden eshte kandidati qe ka marre me shume vota popullore se cdokush tjeter ne historine e presidences amerikane. Hajt robt e shpise te gjithe ju kurvave Putiniane qe votuat per Trump.

        2. AlbNY says:

          Ti nga caji shumte qe ke pire, jo vetem gjuha, por edhe truri te eshte kalbur. Te dhjefsha ty dhe votat e vjedhura qe shpikni. Ta luaje bythen Trump dhe do shohesh cfare do te behet. Mbaje mend kete.

        3. ben says:

          tea-ne se vertet jeni ne SHBA dhe pretendoni vjedhjet qe goja i paskan bere votave te Trump-it, atehere nuk e paskeni fare haberin nga sistemi amerikan i zgjedhjeve. Institucionet amerikane te zgjedhjeve jane komplet te pavarura nga politika, njesoj si gjykatat. Cdo gje eshte e kontrolluar me skrupolozitetin me maksimal. Ka zero mundesi qe ky system te manipulohet. Trump-i ka humbur deri me sot te gjitha gjygjet qe jane zhvilluar nga ekipi i tij i avokateve, pasi kane qene te pa afte qe te paraqisin para gjykatave perkatese prova per manipulime te zgjedhjeve. Kjo analize perfekte tregon se perse ky palo genjeshtar patologjik kerkon me cdo kusht qe te qendroje ne kariken e presidentit. Deri me sot, te gjithe funksionaret locale, perfshi edhe ato qe i perkasin Partise Republikane, kane pranuar publikisht se nuk ka patur asnje rast te prvuar per manipulim te zgjedhjeve. E keqja juaj eshte se shikoni vetem njeren ane te medaljes dhe ne kete menyre bini lehte pre e “fake news” qe perhapen nga Trump dhe perkrahesit e tij, por keto mundet te verifikohen lehtesisht sot qe jemi ne epoken e internetit.

    2. XheJ eN Bi says:

      Joe Biden w.
      Po si nuk shkëputeni dotë nga enverizmi ?
      Mbroni një President të djathtë me mendime envetiste.Ashtu si Enveri kur qe ngushtë shihte armiq të brëndshëm dhe të jashtëm .
      Me të njëjtën mënyrë e mbroni dhe ju Trapin .( Mbiemrit i joqa një ” m” dhe doli se çfarë është).

  3. american16al says:

    E ci duhet shqipetareve se cfare sikletesh ka Trump, edhe Biden te kete kujdes nga ndonje kurth prej atyre qe duan t’a shkaterrojne USA , ai eshte sh i moshuar per ate pozite por duhet te jete si kukull per qeverine Obama 3.

  4. Juli USA says:

    ka frike se do perballet me shume akuza Jane 2.6 bilione dollare qe nuk dihet ku kane shkuar ,plus akuza te tjera qe rendoin mbi kete sumen

  5. Kim été says:

    Po u zbrit në 269 delegate vota e Biden, atëher zgjedhja Presidentit Trump s’diskutohet.

  6. bonehead says:

    Zoti përkthyes, mirë që e shpjegove kush është Leticia James, një mbështetëse e zjarrtë e demokratëve që filloi një hetim të paskrupulltë edhe të panevojshëm , edhe të pa baza, po Vans kush është? Me çfarë merret Vans? Nga do e di lexuesi se çfarë është Vans, apo nuk ta shqiptuan në përkthim kur ta dhanë përkthimin në dorë?
    Kaq të thatë jeni nga trutë kur bëni përkthime?
    Gazetaria shqiptare është klasë analfabete!

    1. qytetar says:

      Gazetaria Shqiptare me perjadhtime te rralla eshte KAZAN.

      1. bonehead says:

        Është fatkeqësi ama që kur marrin përkthime ose kur përkthejnë nuk e marrin mundimin të shikojnë edhe kuptojnë esencën e atyre gjërave që publikojnë. Cyrus Vance ishte/është një hetues i thjeshtë i qytetit të NY ose i shtetit të NY që donte të hetonte për krime financiare.
        Të gjitha krimet financiare në US e kanë zanafillën në NY, por zotëria iu përvesh presidentit thjeshtë nga mendimet politike.
        Mos harroni që ishte zyra e tij në 2011, në shtetin e NY që kërkoi uljen e dënimit për Jeffrey Epstein pasi ishte dënuar për pedofili. Vance ishte drejtuesi i zyrës.
        Vance ishte po ai që hoqi hetimin edhe shpëtoi nga dënimi kokën presidenti i IMF i cili u hetua për përdhunimin e një pastruesje. Koka e IMF ishte Dominique Strauss-Kahn. Kush ishte kryetari i bashkise së NY atëherë Michael Bloomberg. Kush i lejon printimin e këtyre idiotësirave Michael Bloomberg edhe gazeta e tij Bloomberg.
        Ishte po Vance që mbrojti hetimin e përdhunimit të Harvey Weinstein kundrejt një modeleje të huaj me gjysëm origjinë italiane.
        Prokurori Vance është thjeshtë lodër e të pasurve si Bloomberg.
        Shikojeni prejardhjen e tij. Vinë nga një familje e pasur edhe e lidhur ekonomikisht edhe politikisht me demokratët.
        Zotëria thjeshtë do të bëj një emër në qytetin e NY për zyrën e kryebashkiakut në të ardhmen por edhe pse jo atë të guvernatorit të shtetit të NY.

  7. e Verteta says:

    Faktikisht Demokratet kane filluat hapur te shprehin friken nga Trump. Demokratet besonin se Trump dhe Republikanet do te diskreditoheshin dhe do merrnin shume pak vota. Dita e votimit i shtangu. Trump mori 73 milion vota nga te bardhet 11 milion vota me shume se kur hyri ne shtepine e Bardhe. Frika e Demokrateve eshte se Trump ka kontroll mbi votuesit e tij dhe ata i pergjigjen thirrjeve te tij. Partia Demokratike u votua mga 30% e votuesve te bardhe, qe deshmon se popullata e Bardhe po e braktis ne mase Partine Demokratike

  8. KOSOVA E DJEGUR DHE TRADHETUAR says:

    Trump mor Trumpallush….Merre Sali Berishen per Keshilltare…ka shume “Eksperjence” ne Vjedhjen e votave ne Shqiperi…do te Ndihmoj Shume edhe ty ne SHBA–lol

  9. Juqi qefliu says:

    …dhe kur té rzgjidhet trapi president gjithé trapistét e ballkanit do mblidhen nê beograd né njé festé madhéshtore té financuar nga mbreti i rusisê car pucini !!!!…do jeté e ftuar dhe ylli me famé botnore , kêngêtarja e madhe amerikane me orgj.shqiptare, p….shqyera bulina qirushja !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje