“Nëse do një mik në Shtëpinë e Bardhë, merr një qen”

12 Nëntor 2020, 13:29Bota TEMA

Kushedi nëse Joe Biden, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara e njeh thënien historike t ëish presidentit Harry Truman (presidenti i 33, nga 1945 në 1953), që thoshte: “Nëse do një mik në Uashington, merr një qen”. Vetë Truman kishte 3 qen. Trump, presidenti në detyrë e sfidoi këtë traditë, duke mos mbajtur asnjë kafshë në Shtëpinë e Bardhë, madje as një peshk të kuq.

Por tashmë, gjithçka do të rikthehet si dikur; Joe Biden dhe Jill, Zonja e Parë do të futen në janar në Shtëpinë e Bardhë sëbashku me pastorët gjermanë që janë trajnuar që të sillen “presidencialisht”. Champ është njëri prej qenve, 12 vjeçar që është marrë kur Biden u zgjodh zëvëndëspresident i Barak Obamës në 2009 dhe Major është qeni tjetër i marrë në vitin 2018.

Vetë Biden në fushatë elektorale ka deklaruar:  Do të rikthejmë qentë në Shtëpinë e Bardhë.

Qentë kanë qenë kafshët më të zakonshme që kanë mbajtur presidentët amerikanë megjithatë nuk kanë munguar as rekordet në këtë drejtim. Presidenti Teodor Ruzvelt (1933-1945) zotëronte një lloj kopshti të vogël zoologjik, ku ishte deri edhe një ari i zi i quajtur Jonathan Edëards, si dhe një hienë e quajtur Bill.(focus, scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje