Dy burra janë arrestuar nga policia në Uttar Pradesh, pasi kanë mashtruar një mjek për të blerë një “llambë Aladdin” për 93,000 dollarë, duke i premtuar se do ti sillte pasuri dhe fat.
Sipas mediave të huaj, dy burrat e kanë mashtuar mjekun Laeek Khan, duke i thënë se brenda llampës ndodhej xhindi që plotësonte dëshirat, por nuk e kanë lejuar atë ta prek llampën me pretendimin se mund t’i bënte keq. Megjithatë ata ia shitën llambën mjekut, duke premtuar se do t’i sillte shëndet, pasuri dhe fat të mirë.
Ndërkohë, mjeku ka kontaktuar policinë kur kuptoi se llamba nuk kishte ndonjë fuqi magjike, siç përshkruhet në përrallën popullore.
Oficeri i policisë Amit Ray ka thënë se dy mashtruesit janë arrestuar.
Paska qene mjek si Sali Ram Berisha.