"Ja kur vjen vaksina", Rama: Po mendohet një paketë mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike, rimbursim ilaçeve

12 Nëntor 2020, 22:46Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë. Kryeministri tha se po studiohet mundësia për rimbursimin e recetës bazë për përballimin e Covid-19.

Rama: Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.

Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.

Eni Vasili-A ka një parashikim kur mund të vijë vaksina në Shqipëri?

Rama: Këtë nuk mund ta them. Po përpiqemi që ajo të jetë e disponuese për periudhën mars-prill-maj. Ekzaktësisht nuk mund ta them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje