Veprimi i një djali të ri ka ngjallur zemëratë në rrjetet sociale. Një 25-vjeçar ka realizuar një video ku shfaqet duke larë gomat e makinës së tij Lamborghini me shampanjë të shtrenjtë.
Më pas videon e ka publikuar në rrjetin social TikTok. 25-vjeçari është djali i një biznesmeni dhe manjati rumun.
Victor Micula 25 vjeç, në videon që ka realizuar, ka thënë për ndjekësit e tij në TikTok se donte të bënte një eksperiment se cila shishe, Moët & Chandon apo Cristal, do të pastronte më mirë gomat e makinës së tij.
Pasi derdh shishet me pije mbi rrotat e makinës, Victor nxjerr nga xhepi maskën e fytyrës dhe fillon të pastrojë timonin e Lamborghini.
“Isha kurioz, cila nga dy shampanjat lan më mirë rrotat e Lamborghini. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë maskën e fytyrës, e cila është dobishme për diçka”, tha 25-vjeçari.
Komentuesit e kanë konsideruar arrogante dhe të papranueshme këtë sjellje.
Victor Micula është një 25-vjeçar nga Rumania, i cili 6 muajt e fundit ka jetuar në Zvicër. Sipas raporteve të mediave të huaja, 25-vjeçari shkonte në shkollë me helikopter në mënyrë që të flinte më shumë në mëngjes.
Babai i tij, Viorel Micula ka biznese në industrinë ushqimore, ka pasuri të patundshme, në media dhe në turizëm.
Pa pasuri te patundshme…e kuptoni dot?
Kuptojme ate qe, kur gjeti kos evgjiti, hengri sa plasi, pastaj u kthye dhe tha po e zbardh njehere kete te zezen! Dhe leu prapanicen.
Kur te kuptosj qe Shqiperia eshte si Cecenia ne krahasim me Rumanine fol per jevgub she kosin. Jevgu i Europes jemi ne o kokloqe
Ja QR ketij gabelit,QR tiktokt,qr Deili Mailit qe shfaq video te tille dhe se fvndi qR edhe TEMES qe boton lajme te tilla.
PO DJALIN E FULLANIT ,E HARROVE zoti MERO??????PAKE TE GERMOSHE NE SHQIPERI,DO TE GJESHE NJERZE QE FSHIJNE B………N ME PARA.
A NUKE JANE NJELLOJE VEPRIMET????????????????