Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se deklarata e tij për Nagorno Karabakun, ndaj së cilës kanë reaguar ashpër një pjesë e zyrtarëve politikë të Kosovës, ka qenë “mjaft e saktë dhe precize”.
“Kam folur për nevojën që të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë”, ka thënë Vuçiq.
“Unë thashë që konflikti në Nagorno Karabak ka qenë i ngrirë dhe më pas është shkrirë dhe se kushdo në të ardhmen mund të na çojë drejt një katastrofe dhe deri te një konflikt, gjë që nuk na nevojitet”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Batajnicë, një vendbanim në Beograd, ku më herët sot ai mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e një terminali ndërmodal, një nyje e transportit rrugor – hekurudhor, në bashkëpunim me BE.
“Me këtë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqen dhe të bëjmë zgjidhjen me kompromis. Për çdokënd kjo ishte e qartë”, tha Vuçiq dhe shtoi që “Kosova i ka arsyet e veta dhe përplasjet e brendshme”.
“Për mua është e rëndësishme që të ruajmë paqen. Kjo është politika e Serbisë dhe kjo do të mbetet politika e Serbisë”, theksoi Vuçiq.
Të enjten, pas një takimi me ambasadorët e Kuintit, Vuçiq tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.
“Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, deklaroi të enjten Vuçiq.
Kjo deklaratë në Prishtinë nxiti reagime, ku ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë për këto komente të presidentit serb.
BE-ja dhe NATO-ja, në përgjigjet dhënë Radios Evropa e Lirë, nuk pranuan që të komentojnë deklaratat e presidentit Vuçiq.
NATO-ja tha se vazhdon ta mbështesë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq, BE-ja bëri thirrje që palët të krijojnë atmosferë që do të ndihmonte në stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin.(rel)
Servia eshte nje vend kurvash dhe prostitutash qe nuk e pyet askush.
Dergon stiptiste ne Shqiperi dhe jo me te hap konflikt.
Kjo nuk do te thote qe Shqiperia nuk duhet te armatoset, sepse duhet merr Nishi i Konstandinit te Madh mbrapsht.
Nga ana tjeter Vucici eshte globalist dhe larg te qenit nacionalist ashtu sic del ne media.
Serbia eshte i pari vend ne Ballkan qe ka ulir taksat per kompanite qe marrin puntore te huaj.
Fjalet e Vucicit jane nxjerr nga konkteksti.
Perse po armatoset deri ne dhembe Serbia??? KUSH e rrezikon? Ajo nuk do paqe perderisa e detyron Kosoven te beje leshime te njepas njeshme dhe nga ana e saj nuk zbaton asnje marrveshje.Ajo pengon Kosoven te futet ne organizmat nderkombetare dhe njohjet nga shtete te ndryshme
https://www.youtube.com/watch?v=2iY0pxudes4
Serbia mendon per lufte? Ajo ende nuk ka riparuar fasadat e demtuara nga bombat e NATO- s. Pastaj, Kosova nuk eshte ne azi, si Nagorni Karabak.
Pra, ” kompromisi ” qe kerkon Vucic, kuptohet – ose na beni leshime sic duam ne, ose do kete lufte.
Ky eshte nje presion i hapur ndaj Kosoves e stabilitetit ne rajon qe tregon se Serbia e sotme nuk ka asnje ndryshim nga ajo e kohes se Milloshevicit.
Kuptohet se pas ketyre deklaratave eshte mbeshtetja ruse, prandaj Amerika dhe Europa duhet te reagojne dhe mos i bejne me presion Kosoves per leshime ndaj Serbise, e cila vetem se i rrit kerkesat e pretendimet ne Kosove.
Qeveria e Kosoves duhet te heqe dore nga politika e saj servile me leshime te njepasnjeshme dhe te kthehet tek ajo e reciprocitetit si e vetmja rruge per fqinjesi te mire e stabilitet.
Sa me shume leshime te behen , aq me shume shtohet presioni per leshime te tjera.
Leshimi i madh qe bene shqiptaret me planin Ahtisari, nuk mund te zevendesohet me nje plan shtese Ahtisari plus, qe do te kthente Kosoven ne nje shtet jo funksional gje qe do te rriste pretendimin serb se qe Kosova te jete funksionale duhet ti bashkohet Serbise.
Ndersa qeveria e Tiranes duhet te kete si strategji afrimin e politikave te saj me ato te Kosoves sa me pare pa u ngutur me minishengenin ballkanik, i cili favorizon ne radhe te pare Serbine.
O Arjan dukesh që nga shqipja qe përdor që nuk je shqiptarë dhe mos kujto se e ha kush helmin tënd …