Kryeministri i caktuar malazez, Zdravko Krivokapiç, tha se ai e kapërceu koronën dhe se këtë e zbuloi kur bëri një provë të antitrupave.
Ai u kërkoi falje qytetarëve për mosmbajtjen e maskës në varrimin e Mitropolitit Amfilohije, i cili vdiq si pasojë e koronavirusit. Krivokapiç pretendon se “nuk ka probleme” në kungimin me të njëjtën lugë në mes të pandemisë.
“Unë kërkoj falje që nuk mbaja maskë në varrimin e Metropolitit Amfilohije. Në këtë mënyrë, unë shpreha mosrespekt, megjithëse e di me siguri që kam marrë COVID dhe antitrupat e thonë këtë. Isha shtrirë në me koronë, pa e ditur që e kisha atë”, tha Krivokapiç.
Duke folur për kungimin e të njëjtën lugë me shumë njerëz të tjerë, dhe kur u pyet nëse ai beson se virusi nuk mund të transmetohet në atë mënyrë, kryeministri i caktuar thotë se është një moment i veçantë për çdo ortodoks.
“Nëse keni besim, nuk keni ndonjë problem, nuk do të infektoheni me kungimin”, thotë ai. I pyetur nëse ai mendon se masat janë të pakuptimta nëse ka besim, Krivokapiç thotë “sigurisht”.
Qenka bole edhe ky.
Serbet dhe greket dy kombe ortodokse te ngjashem me shtetet myslymane te lindjes se mesme ku shteti dhe feja jane bashke.