Rekord i ri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë: 963 raste të reja dhe 13 viktima

13 Nëntor 2020, 15:20Rajoni TEMA

Kosova ka shënuar 963 raste të reja më COVID-19, numër ky rekord që nga shpërthimi i pandemisë në mars të këtij viti. Instituti Kombëtar Shëndetit Publik ka njoftuar se ky numër të infektuarv ka dal nga 2,056 testime.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 13 raste të vdekjes, ndërkaq 177 pacientë kanë fituar betejën më koronavirus.

Prishtina edhe më tej prin me numrin më të madh të rasteve, 347 sosh.

Në 8 muajt e fundit në Kosovë janë testuar gjithsejt 115.794 persona, nga të cilët pozitiv kanë rezultuar 27,851, ndërkaq 797 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

10 mijë 192 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me këtë virus.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00.

Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

1 komente në “Rekord i ri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë: 963 raste të reja dhe 13 viktima”

  1. Forca Kosova! says:

    genocidi i dytë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje