“Në Kosovë mund të ndodhë një konflikt", BE reagon pas deklaratës së Vuçiç: Aktorët politikë të ndihmojnë stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin

13 Nëntor 2020, 13:26Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

“Si parim i përgjithshëm, ne gjithmonë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi, dhe pjesën tjetër të rajonit, që të promovojnë atmosferë e cila do të ndihmonte stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së, Peter Stano.

Komentet e Vuçiqit, që i bëri pas një takimi në Beograd me ambasadorët e vendeve të Kuintit, nxitën reagime në Kosovë. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë kërkuar reagimin e BE-së dhe NATO-s, pas deklaratave të Vuçiqit.

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndërkaq, Hoti tha se deklarimi i Vuçiçit është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, as NATO nuk pranoi të komentojë deklaratat e presidentit serb, Vuçiç, por nga kjo aleancë thanë se vazhdojnë ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Vuçiq, të enjten mori si shembull konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhani, kur foli për dialogun me Kosovën, duke thënë se “konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”.

“Porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, shtoi Vuçiç./REL

3 komente në ““Në Kosovë mund të ndodhë një konflikt”, BE reagon pas deklaratës së Vuçiç: Aktorët politikë të ndihmojnë stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”

  1. Arjani says:

    Servia eshte nje vend kurvash dhe prostitutash qe nuk e pyet askush.

    Dergon stiptiste ne Shqiperi dhe jo me te hap konflikt.

    Kjo nuk do te thote qe Shqiperia nuk duhet te armatoset, sepse duhet merr Nishi i Konstandinit te Madh mbrapsht.

    Nga ana tjeter Vucici eshte globalist dhe larg te qenit nacionalist ashtu sic del ne media.

    Serbia eshte i pari vend ne Ballkan qe ka ulir taksat per kompanite qe marrin puntore te huaj.

    Fjalet e Vucicit jane nxjerr nga konkteksti.

  2. KOSOVA-SHQIPE says:

    Nuk kemi nje DEKLARATE Zyrtare..lereni Radjon dhe mos na Genjeni:SE NUK E DEGJONE ASKUSHE….
    Serbet gjithmone jane Rreziku Reale dhe Eventual per KOMBIN Shqipetare…lol

  3. ?????? says:

    Vicici ketu nuk po thote dicka qe nuk e dim prandaj ai po thote qe duhet te djalogojme .qe ne te ardhmen mos te ket gjakderdhje si perpara .cfar ka ketu per tu habit ….eshte duke thene dicka te vertet per te miren e femijeve tane …

    Kurse sa per lufte. Serbia ska bythe ma me Shqiptaret e kupto edhe vet ai .por do te fitoje dicka si gjith te tjeret…

    Lulzim basha bashkepuntore i dick martinit a e kuptoni tani cfar kemi kryetar partie i PD. Pupuuupup poshtersine e qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje