Sekretet e Barack Obamës: Ish-presidenti tregon të pathënat nga jeta e tij brenda Shtëpisë së Bardhë

13 Nëntor 2020, 10:39Bota TEMA

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka zbuluar detaje të prapaskenave të jetës së tij brenda Shtëpisë së Bardhë.

Obama ka folur për herë të parë për problemet në martesën e tij dhe se si stresi i punës ndikoi që ai të niste duhanin.

59-vjeçari rrëfen ndër të tjera në libër se nisi të pinte 8-9 cigare në ditë gjatë kohës që ishte President, por asnjëherë nuk u kap nga kamerat duke konsumuar duhan.

Gjithashtu, Obama shprehet se ka qenë vajza e saj, Malia që e kishte “kapur mat” dhe falë këmbënguljes së saj, ai arriti të hiqte dorë nga duhanpirja.

“Ajo e ndjeu që pija cigare në frymëmarrjen time”, tregon Obama.

Libri me 768 faqe, me titull “Një Tokë e Premtuar”, do të jetë i pari nga dy vëllimet. Në këtë vëllim të parë, Obama do të tregojë përvojat e tij të para politike, ngritjen e tij si një udhëheqës deri në fushatën e tij të parë presidenciale, dhe mandatin e tij të parë deri në vdekjen e Osama bin Laden në 2011.

Në 1995, 14 vjet para se të bëhej president dhe kur karriera e tij politike ende nuk kishte filluar, Obama botoi “Ëndrrat e babait tim”.

Një përrallë e racës dhe trashëgimisë, gjithashtu një libër autobiografik i shkruar pasi ai u zgjodh si presidenti i parë afro-amerikan i Harvard Law Revieë, gazeta e shkollës juridike të Universitetit të Harvardit.

3 komente në “Sekretet e Barack Obamës: Ish-presidenti tregon të pathënat nga jeta e tij brenda Shtëpisë së Bardhë”

  1. Baraku në barakë says:

    “brenda shtëpisë së bardhë më dukej vetja shpirtzi “

  2. Baraku në barakë says:

    “brenda shtëpisë së bardhë më dukej vetja shpirtzi “

  3. Baraku në barakë says:

    “brenda shtëpisë së bardhë më dukej vetja shpirtzi ”

    heroi i imoralitetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje