Zv.ministri i sapoemëruar pjesë e PS-së? Besart Kadia: Nëse kryeministri më fton do t'i përgjigjem patjetër që po

13 Nëntor 2020, 22:28Politika TEMA

Emërimi i zv.ministrit të Financave, Besart Kadia u përfol shumë për shkak përfshirjes së tij në të shkuarën tek PD.

Sot Kadia sqaroi për herë të parë në një studio televizive, se mund të jetë një nga kandidatët për deputet në radhët e PS-së, nëse një gjë të tillë ia kërkon kryeministri Rama.

“A do bëhesh anëtar i PS nëse të kërkohet?”, u pyet Kadia në emisionin “Zonë e lirë”.

Pyetje të cilës iu përgjigj:

“PS është parti në qeverisje, i jam bashkuar si ekonomist. Nuk kam hyrë në pazar. Pavarësisht përplasjeve, që janë publike, të gjitha ka qenë në të mirë të vendimmarrjes në të mirë të ekonomisë së vendit.

Bashkëpunimin do ta çoj të plotë, nëse Rama ka ndërmend të bashkëpunojë për mua edhe në formën e përfaqësimit politik, po.

Nëse Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura për të, patjetër që po. Më pëlqeu respekti që pati për performancën time”.

Pse pranove të bëhesh zv.ministër?

Kadia: Unë jam në radhë të parë ekonomist, idetë janë të para pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë s’jam funksionar i PS-së në këtë post, por i shtetit shqiptar.

Kemi përballë sfidën për t’u integruar në BE, janë çështje që i interesojnë shtetit shqiptar. Në pozicionin që jam, jam i paveshur nga politika. Kjo s’do thotë që s’do mbështesë nëse jemi një linjë me qeverinë Rama.

Rama mendoj ka qenë koseguentë për të çuar para idetë e tij. S’jam armik i askujt që ka një ide ndryshe nga unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje