Vijon të rrëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut: ​24 viktima dhe 990 raste të reja me COVID-19

15 Nëntor 2020, 18:40Rajoni TEMA

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë Veriore njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2655 teste, prej të cilave 990 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 24 persona kanë humbur jetën me sëmundjen infektuese dhe 382 pacientë janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 378, Prilep 55, Gostivar 54, Veles 54, Shtip 51, Kumanovë 48, Manastir 44, Tetovë 39, Ohër 39, Strugë 27, Koçan 27, Kavadarc 24 etj.

Viktimat nga COVID-19 janë regjistruar në Shkup – 7, pasuar nga Strumica, Kërçova e Kavadarci me nga 3, Manastiri e Gostivari me nga 2, dhe nga një rast me përfundim fatal është konfirmuar në Prilep, Shtip, Tetovë, Berovë, Delçevo. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 47.050, numri i pacientëve të kuruar është 27.364, numri i të vdekurve është 1.305 dhe numri i rasteve aktive është 18.381.

2 komente në “Vijon të rrëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut: ​24 viktima dhe 990 raste të reja me COVID-19”

  1. Beni says:

    Dergoja Fevzi rrotes kete artikull se kish njie emission kete jave ku thoshte qe maqedonia eshte shume me mire se Shqipeeia

  2. Agim Anastasi says:

    E ka fajin Rama, nuk ka dyshim. Me 25 ,ta largojme Ramen te vij Luli . Ta provojme, njehere nuk e njohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje