Vetëm disa javë zgjati qetësia mes Turqisë dhe Greqisë. Tensionet janë rikthyer sërish. Ankaraja ka nisur sërish përshkallëzimin e tensioneve, pasi anija “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.
Mediat greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.
Greqia i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë. “Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.
Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor” thekson Athina.
Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik ujërat u qetësuan, por vetëm për disa ditë, pasi konflikti u rikthye sërish./
Dite te zeza do vine per gerrket. Do ja u shqyejne farfallen turqit. Vari leshte, Sherr mes vellezerve.
Shume MiRE Bejne Turqi(Pa ndonje Dashuri per ta e them)..
1-Greqia, KERCENON Direkte Shqiperine duke Vendosur Ushtare dhe Kthyer ne Baze Ushtarake Ishullin e Vogel te Othonit…dhe kete e Bejne edhe per dicka Tjeter:Gazeta Greke Protothema para dy-Javesh Beri nje Shkrime ku thoshte se “Trupat Turke” Ndodhen ne Bazen e Pashalimanit ne Shqiperi dhe kete e THEKSONTE SI RREZIK Kombatare per Greqine…
2-Qeveria Shqipetare me Edi Ramen, beri NJE GABIM te Madhe, dhe ra ne Gracken e Greqise per Ndarjen e Detit, duke e Cuar ne Hage..Greqia nuk e Njehe kete Gjykate, dhe Greqia Deklaron:se Njehe Vendimet e kesa Gjykate qe nuk Ceneon Interesat Kombetare Greke(2015)…
Ne Kemi Shtet Rrumpalle…lol