Kryeministri i vetëm europian, që refuzon të urojë Joe Biden

16 Nëntor 2020, 22:25Bota TEMA

Kryeministri slloven Janez Jansa, i cili nxitoi të përshëndeste fitoren e pretenduar të presidentit Donald Trump në zgjedhjet amerikane menjëherë pas votimit, tha në parlament të hënën se ai do të përgëzonte presidentin e ardhshëm të SHBA vetëm kur rezultati i zgjedhjeve të jetë përfundimtar dhe zyrtar.

Jansa hodhi poshtë kritikat nga ligjvënësit e opozitës se duke mbështetur Donald Trump, i cili në fund të fundit humbi zgjedhjet, ai krijoi një “katastrofë diplomatike” për Slloveninë, e nga kjo sipas tyre, administrata e re e SHBA do të injoronte qeverinë e tij.

“Zgjedhjet kanë mbaruar kur pala tjetër pranon humbjen ose kur shpallen rezultatet zyrtare, dhe gjithçka që thuhet para kësaj është vetë politikë,” tha Jansa.

Ai shtoi se do të ishte i lumtur të përgëzonte fituesin e zgjedhjeve kur të vinte koha dhe se ai nuk do të vepronte si ata që dërguan menjëherë urime “duke ndjekur valën e medias”, por do të vazhdonte të vepronte në parimin që “dikush duhet të mendojë për veten e tij”.

5 komente në “Kryeministri i vetëm europian, që refuzon të urojë Joe Biden”

  1. ***** says:

    Janez si babai i kombit i duket sikur Donaldi i ka ardh si kollovar ne Slloveni, dhe per hir te mikepreitjes Ballkanase nuk ja ben zemra ti thote “Pacim” ?

  2. personalisht interesaxhi !!!!!!!!!!!!! says:

    Hipokrit , pra me dy fytyra !
    Pse ky “nxitoi te pershendese fitoren e pretenduar ” nga Trump ?!!!

  3. Saras says:

    Ky i prishka pune shume Fituesit te SHBA…
    SLLOVENIA eshte superfuqi..
    Hahaaa…

  4. Pune e madhe , e uroi kryeministri jone i Republikes te Re , sa per tere kryeministrat e botes e me gjere !

  5. Tr says:

    Sllavet jane te gjithe me TRAMP, sepse ky I fundit eshte me PUTIN. As KINA nuk e uroj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje