Quajti Vuçiçin ‘këlysh i Rusisë’, ministres së Jashtme të Kosovës i bllokojnë llogarinë në “Facebook”

16 Nëntor 2020, 12:08Rajoni TEMA
Quajti Vuçiçin ‘këlysh i Rusisë’, ministres

Pak ditë pas deklaratave ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti “këlysh i Rusisë”, Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se llogaria e saj në Facebook është hakuar dhe bllokuar.

Lajmin e konfirmoi vetë ajo me anë të një postimi në Twitter, ku shprehet se kjo i ka ndodhur pas deklaratës për presidentin serb Aleksandar Vuçiçin, të cilin e quajti “këlysh i Rusisë”.

“Politika e këlyshëve rusë’ më la pa hyrë në llogarinë time të Facebook”- shkruan ajo.

Presidenti serb kishte deklaruar se nëse nuk do ketë marrëveshje me anë të dialogut me Kosovën, mund të niste edhe lufta mes dy vendeve.

Vuçiçi e krahasoi konfliktin me Kosovën, me atë që po ndodh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Pas deklaratave të Vuçiçit, ministrja Haradinaj reagoi ashpër, duke e quajtur atë “këlysh të Rusisë”. Sipas saj, ai po kërcënon jo vetëm Kosovën, por të gjithë NATO-n.

“Politikat e këlyshit të Rusisë dhe qasja e tij është qartësisht kundër vlerave të BE-së dhe NATO-s si dhe politikave të sigurisë në Ballkan”, shkruante Stublla në Twitter.

Ajo shtonte: “Pasi nxiti luftimet në Nagorno-Karabak me armët serbe, tani Vuçiç, ministri i Informacionit i Milosheviçit, kërcënon të gjithë NATO-n dhe vendet fqinje se do të vazhdojë të përgatitet ushtarakisht për luftërat e reja në Ballkan”.

Meliza Haradinaj-Stublla është zgjedhur ministre e Jashtme prej disa muajsh, ndërsa më parë ka qenë bashkëpunëtore e Ramush Haradinajt.

12 komente në “Quajti Vuçiçin ‘këlysh i Rusisë’, ministres së Jashtme të Kosovës i bllokojnë llogarinë në “Facebook””

  1. Oh ta hongsha loqken une tye says:

    Jemi rraca e vetme ne bote, qe i kemi politikanet si aktore filmash pornografike.

    1. Pyka says:

      Kur cdo gje e sheh roze o ti i loqkes, masturbimi shpejt do te te humbase shikimin se mendja te ka shkuar per lesh.

    2. Alben says:

      Ahahahah ke të drejtë

  2. Tuku says:

    O Diplomate hajdare. Ca gjuhe!!!

    Ca jan kta çoban keshtu.

    Me kete cilesi diplomatike mos te ju duket çudi qe Franca nje dite te terheqi njohjen e Kosoves.

    Kta qekan te mbaruar.

  3. Hapu Xhipe says:

    Se mos ke harru paswordin mi qeflie…

  4. arian says:

    Po, cfare Ministre je ti moj zonje? Diplomaci eshte te thuash “Kelysh i Rusise!! A, nese ti mendon se “Sa me shume te shash dhe shprehesh urrejtje ndaj te tjereve,aq me partiote je” ok, go ahead! Por, koha nuk eshte e kesaj retorike, por e hedhjes se tezave te bashkepunikmit me cdo kusht, nen shembullin e Frances dhe Gjermanise, pavaresisht se Serbet nuk jane gjermane, dhe kosovaret nuk jane franceze.
    Dhe, e fundit, TI OSE NUK DI GJE, OSE E DI POR SE KUPTON: SA KOHE QE NJE VEND QE SHPALL PAVARESINE, NUK NJIHET NGA KESHILLI I SIGURIMIT TE OKB, AI ASNJEHERE NUK ESHTE I PAVARUR. Pra, duhen votat edhe Rusise “armikeee” dhe te Kines “partnere”…
    Ne kohen ku jetojme, gjynah qe je Ministri e Jashtme , qe nuk ke kuptuar gjithashtu nje ceshtje te medhe: Bashkepunimi, bashkebisedimi eshte rruga e re, dhe se Vende mike ka dhe do te kete, por jo armike. Keto te fundit quhen “kundershtare”

  5. ⚙️Ingranazhi says:

    Donald Tramp-it kane kater vjet qe globalistet komunist e therasin “ putin puppy “ dmth, kelysh i putinit !!
    Nuk pash FB apo Twitter , ti bllokonte ndonje globalisti llogarin !!!
    Gjendja eshte alarmante , jo se i mbyllen llogarin kesaj ministres , po se globalistet kane vene nen kontrolle gjithe informacionin,dhe lejojne publikimet, vetem te grupit qe jane pro axhentes te tyre , ne te kundert nuk ke shans per mendimin dryshe, qe eshte me themeltaria ne “demokracin”qe keta gjoja predikojne.
    Edhe tema nje gazet e pa llogartshme ne red global te po je kritik ndaj linjes qe ka diktuar vete , te censuron dhe nuk ta boton komentin.
    Komentusve me larte , ju bene pershtypje paraqitja e ministres , dhe jo esenca e lajmit.
    Vishesh mire dhe mban veten ! konsiderohesh porno star, vishesh thjesht te quajne katundare , dmth asnjehere nuk do ti shpetosh gjykimit.
    Ne shqipot duhet te ishim me skeptik , po jo si gjithmone ne harojme shpejt.

  6. hungranazhi says:

    sepse fb the tuiter jan me sorrosin dhe pederastet

  7. këlyshi i turqise says:

    sepse fb the tuiter jan me sorrosin dhe pederastet

  8. i merzitur nga amatoret e bythes says:

    Amaaaaaaan. Kosova ka nje problem te rende kuadrosh. Kam njohur kosovare sa te duash, gra, burra, njeri me kopil se tjetri, te zgjuar, nuk i genjen dot, fjalen dine si ta vertisin, po kur vjen puna ne sferen publike jane super rrota kari, sic e tregon edhe kjo karesha lart, Meliza. Melizen nuk e ka emeruar njeri ministre tr jashtme qe te shpalose emocionet ne facebook, por qe te veproje si diplomate e shtetit qe e emeroi. Meliza qeka super e paafte te kuptoje dallimin midis ndjenjave te saja te sinqerta dhe detyres shteterore. O Meliza, kareshe e paafte, jep doreheqjen per te miren e Kosoves dhe Shqiperise. Trego nje shenje zgjuarsie.

  9. Olimpia says:

    Arian,ke plotesisht te drejte.Por jo vetem kjo…..Shumica e politikane shqiptare nuk shkojne me larg se hunda…Perfshi edhe ata qe jane me te rendesishmit….Behen deklarata bombastike,televizionet shqiptare dikutojne me idiotizem shembullor hallet e botes,perplasjet midis te medhenjve me mendjelehtesine e nje adoleshenti.A thua se perplasjet midis SHBA…Kines ,Rusise ,BE, Turqise do ti zgjidhin politikanet app analistet shqiptare te ,fshatit ,,te vogel Shqiperi app Kosove.Me i famshem eshte nje fare Lubonja,antiamerikan,antirus,antikinez,antiizraelit,anti BE etj..Dhe shqiptaret do ti zgjidhin vete hallet e tyre,la menduar se ka mbi u0 vite qe fatet e botes vendosen vetem nga pese antaret e perjeteshem te KS te OKB…Prandaj edhe kjo zonja eshte produkt i mentalitetit provincial,pak mendjemadh,pak injorant,pak trim,pak dinak,por asnjehere i afte dhe i mencur per te zgjidhur dicka te rendesishme.Kjo kurre nuk ka menduar se per Kosoven duhet edhe ajo firma e …..Rusise apo Kines…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje