Balla: Nuk i besoj Bashës, është e sigurtë që e ka marrë atë kasetë

17 Nëntor 2020, 08:47Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vijuar me akuzat ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, lidhur me raportin e Dick Marty.

Balla tha se nuk i beson Bashës, por i beson Milaim Bellanicës, dëshmitarit të masakrës së Krushës së Madhe.

Unë nuk mendoj që Milaim Bellanica gënjen. Jam shumë i bindur në atë që ka ndodhur dhe mund të them se i kam publikuar deklarimet e banorëve në 24, 25, 26 mars kur ishte përvjetori i masakrës”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Numri 2 i PS-së deklaroi me bindje se Lulzim Basha e ka marrë kasetën me filmimet, ku serbët kanë hyrë në fshat, kanë bërë fjalime në serbisht dhe kanë bërë masakra.

Është Lulzim Basha ai që përpara se të punonte për UNMIKU-n ka punuar për njësinë që ka pararendur krijimin e UNMIK-ut?

Prej janarit të vitit 1909, Kombet e Bashkuara kanë krijuar një njësi speciale, që kanë siglat e OKB dhe që kanë filluar mbledhjen e fakteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Lulzim Basha është njeriu që mund të sqarojë, përpara se të punonte për UNMIK a ka punuar për ndonjë agjenci tjetër të Kombeve të Bashkuara. Ajo që është e sigurtë është që Lulzim Basha e ka marrë atë kasetë.

E dyta, që është më e rëndësishme se kaq, Bellanica thotë diçka tjetër. Në kasetën e Milaim Bellanicës ka filmime kur serbët kanë hyrë në fshat dhe kanë bërë fjalime në serbisht e madje kanë bërë masakra.

Ajo që ju publikuat është çfarë ka mbetur. Unë ndërmjet Lulzim Bashës dhe Milaim Bellanicës, besoj Melaim Bellanicën”, theksoi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje