Bellanica: Kaseta e masakrës do të dalë njëherë, Basha theu premtimin. Erdhi ai tek unë, nuk shkova tek ai!

17 Nëntor 2020, 08:56Politika TEMA

Milaim Bellanica i pranishëm në emisionin Open në Top Channel ka thënë se ka një mllef për kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi sipas tij ky i fundit i ka premtuar në 1999 që do ta largonte nga Shqipëria por nuk e ka mbajtur premtimin e tij.

Bellanica ka filmuar masakrën e ndodhur në Krushë të Madhe nga serbët dhe pretendon se videon ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, në besim të plotë, pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta çonte në Gjykatën e Hagës.

Sipas Bellanicës në këmbim, Bashës i kishte kërkuar që ta largonte nga Shqipëria, ndërsa vetë Basha i kishte premtuar një gjë të tillë që do ta bënte të mundur.

“E akuzoj Bashën vetëm se nuk ka nejt në premtimin që ka bërë. I kërkova me më largu nga Shqipëria. Më tha se Gjykata nuk largon njerëz, por më ka thënë se me BBC do e bëjmë të mundshëm me të largu.

I kam thënë se Babën, vëllanë e kam në gjermani. I kam shkru adresën. Kaseta nuk ka qare pa dal në skenë dhe në opinion,.

Por premtimin, që e ka bo. Se kemi me e bo të mundshme për të më bashku me familjen. Ne kemi me e gjet dhe me të largu.

Për këtë arsye e kam atë mllefin me Bashën. Vetë më ka thënë se është Lulzim Basha nuk i kam kërku unë” , reagon Bellanica!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje