Caktohet stadiumi: Shqipëri-Bjellorusi do luhet në fushën skandaloze të “Air Albania”

17 Nëntor 2020, 13:21Sport TEMA

FSHF-ja ka vendosur që sfida e nesërme kundër Bjellorusisë të luhet po në stadiumin “Air Albania”.

Pas sfidës me Kazakistanit, gjëndja e fushës së “Air Albania” ishte në gjëndje skandaloze, ku trajneri Edi Reja dhe lojtarët u ankuan, pasi sipas tyre nuk ishin në gjëndje që të zhvillonin dot as 2-3 pasime.

Në këtë mënyrë ishte menduar që sfida ndaj Bjellorusisë të luhet në stadiumin e “Elbasan Arenës” që është në kushte optimale, por diçka e tillë nuk është pranuar nga kundërshtarët.

Takimi Shqipëri-Bjellorusi luhet nesër në orën 16:00, një ndeshje ku kuqezinjtë do të synojnë marrjen e tre pikëve pasi synimi është vendi i parë në grup. (TemA)

1 komente në “Caktohet stadiumi: Shqipëri-Bjellorusi do luhet në fushën skandaloze të “Air Albania””

  1. aaaaa says:

    Me sa shof luhet edhe nonji birkurvllek i qelbesires Duka and company.Ata me sa duket duan te justifikojne barazimin ose humbjen neser duke u justifikuar me fushen,nderkohe qe fitohet nonji shume e madhe milioneshe dollar diku ne Azi.Kujt i plasi per kombetaren,patriotizmit dhe tifozllekun,kur dihet qe ky mafioz e ka kthyer kete ndjenje shume te prekshem te popullit shqiptar ne biznes.Qofsha i gabuar dhe suksese neser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje