DOKUMENTET: Sali Berisha nuk votoi 5 rezoluta e deklarata të Kuvendit kundër Millosheviçit dhe pro UÇK-së, u kthye në parlament pas luftës në Kosovë

17 Nëntor 2020, 17:33Politika TEMA
DOKUMENTET: Sali Berisha nuk votoi 5 rezoluta e deklarata të Kuvendit

Teksa vijojnë polemikat për rolin e dyshimtë të Lulzim Bashës kundër UÇK-së, Shqiptarja.com sjell diskutime dhe dokumente të periudhës janar-shtator 1999, që nxjerrin në pah heshtjen e pashpjegueshme të Sali Berishën për masakrat e Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, rezistencën e UÇK-së dhe më pas ndërhyrjen e NATO-s, duke bombarduar Serbinë. Gjatë kësaj periudhe, vendimtare për 1/3 e shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha vijonte betejën për pushtet në Sheshin Skënderbej.

Në 14 janar 1999, forcat ushtarake serbe kryen një nga masakrat më të përbindshme mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, e njohur tashmë botërisht si masakra e Reçakut, e cila tronditi botën. Në 18 Janar 1999, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë të posaçme, duke miratuar një deklaratë, përmes të cilës dënonte ashpër gjenocidin e Millosheviçit në Reçak, ndërsa i kërkonte NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë.

Sali Berisha, i cili pretendon se ka kërkuar bombardimin e Millosheviçit që në vitin 1992, nuk figuron që të ketë marrë pjesë në këtë seancë. Ndërsa në deklaratë bëhet thirrje për unifikim të politikës dhe rezistencë ndaj agresionit serb, Berisha protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste.

Në 4 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën, ku miraton një tjetër deklaratë në mbështetje të projektmarrëveshjes së Rambujesë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përshëndet qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kudër regjimit të Beogradit si dhe kërkon me forcë ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit, i cili sipas deklaratës njeh vetëm gjuhën e forcës. Në këto deklarata, Kuvendi mbështet edhe UÇK. As në këtë seancë Sali Berisha nuk figuron askund.

Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet sërish për çështjen e Kosovës, ndërsa dënon me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në këtë seancë, raportuan për zhvillimet në Kosovë kryeministri Pandeli Majko dhe ministri i Jashtëm, Paskal Milo.

Duke vënë theksin tek mungesa e Berishës, deputeti Gamoz Ruçi, gjatë kësaj seance, u shpreh se “Do të ishte mirë që me ne të ishin bashkuar sot edhe karriget bosh të opozitës shqiptare, por, për fatin e keq tonin,… në sheshin “Skënderbej”, kur sot pas një ore a pas një dite Kosova digjet, për fat të keq Berisha krihet. Sigurisht kjo është zgjidhje e tij, megjithatë ne mendojmë e gjykojmë që asnjëherë nuk është vonë për të korrigjuar, më mirë vonë sesa kurrë, thotë populli, prandaj apeli që ne i lëshojmë opozitës shqiptare është të bashkohet me qëndrimin politik të forcave progresive dhe me veprimtarinë konkrete dhe praktike të institucioneve shqiptare”.

Një ditë më pas, në 24 mars 1999, NATO bombardoi disa baza ushtarake serbe. Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, ndërsa Sali Berisha vijonte bojkotin në momentet më kritike për 1/3 e shqiptarëve në Kosovë. Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku mbështet bombardimet e NATO-s, shpreh mirënjohjen e veçantë për SHBA si dhe jep alarmin se Millosheviçi po shfrytëzonte ditët e fundit për masakrimin e popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Në 29 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, mblidhet sërish, duke dënuar vazhdimin e gjenocidit dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë nga Millosheviçi. Pandeli Majko informon se 100 mijë gra, pleq dhe fëmijë janë rrugës në drejtim të Shqipërisë. Spartak Ngjela bënte thirrje për armatosja të të gjithë popullit për të mbrojtur shqiptarët në Kosovë nga ushtria e serbe.

Në këtë seancë, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku denoncon krimet barbare dhe dhunën

monstruoze të ndërmarrë nga regjimi kriminal i Millosheviçit, ndërsa kërkon hyrjen e këmbësorisë së NATO-s në Kosovë. Edhe në këtë seancë, mungon Sali Berisha dhe grupi i tij politik.

Për situatën në Kosovë, Parlamenti u mblodh edhe në datë 7 prill 1999, për të pranuar forcat e NATO-s në Shqipëri, në kuadër të operacioneve kundër Millosheviçit. U mblodh edhe në 14 prill për çështjen e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Kuvendi u mblodh posaçërisht edhe në datën 19 prill 1999, kur përfaqësuesit e qeverisë raportuan për masa e ndërmarra për përballimin e flukseve të dënuar nga Kosova. Për çështjen e të shpërngulurve nga Kosova, Parlamenti u mblodh edhe në datën 22 prill 1999.

Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet për Kosovën, ku miraton një rezolutë, ku ndër të tjera thekson se “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.

Sali Berisha vijonte bojkotin dhe luftën për pushtet. Berisha u kthye u kthyer në Kuvend vetëm në shtator 1999, duke propozuar një marrëveshje të quajtur ‘Pakti i Stabilitetit’. Në fjalim e tij, Berisha i kushton vetëm dy fjali luftës në Kosovë. “Beteja për çlirimin e Kosovës fisnikëroj më shumë se çdo betejë tjetër një histori shqiptare. Nga kjo betejë ata dolën aleatë besnikë të perëndimit, megjithëkëtë e vërteta është sot se, përveç Serbisë ne shqiptarët ndodhemi më larg këtij pakti se të gjitha kombet e tjera të rajonit”. Në këto kohë Millosheviçi kishte kapitulluar.(Shqiptarja.com)

17 komente në “DOKUMENTET: Sali Berisha nuk votoi 5 rezoluta e deklarata të Kuvendit kundër Millosheviçit dhe pro UÇK-së, u kthye në parlament pas luftës në Kosovë”

  1. spata says:

    Mos na i perseritni ato qe i dim.A ka ndonje te na shpjegoje pse kjo fabrike e prodhimit te tradhetarve, nuk po ndalon e te shkaterrohen lidhjet me agjenturen e huaj .Edhe pse tani kemi nje aleance, me vendet me me potence ne bote , ne Shqiperi spiunet hypin ne krye te shtetit dhe dhunojne popullin shqiptare si ne Shqiperi e ne Kosove .

    1. ben says:

      spata- faleminderit per komentin. Lajm nuk perben me fakti qe Sali Berisha eshte antishqiptar. Nisur nga aktet e tija, personalisht nuk kam me as me te voglin dyshim se Sali Berisha eshte agjent i Serbise. Edhe katapultimi ne krye te PD-se i Lul Bashes, nje tjeter agjenti serb, eshte ne vazhden e sabotimit te opozites shqiptare ne favor te Serbise. Ajo qe me cudit me teper eshte se perse Edi Rama dhe PS nuk ka kerkuar qe te hetohen dhe burgosen keta maskarenj qe hane buken e shqiptareve dhe bejne duane e serbeve?

    2. Kaçanik says:

      Sepse lekèt shkojnè shumè nè Shqipèri, -kanè thènè serbèt. Kjo vjen nga pushtimi i gjatè dhe pèr pasojè, basardimi i racès arbèrore…..tè jetosh nè mes tè serbit dhe grekut èshtè mè keq se i rrethuar nga njè hijenè, çakall e njè nèpèrkè e njè tufè me korba.

  2. 001 says:

    Sali berisha e Ka bere kete?
    Ne asnje menyre, ai eshte pishtari demokracise se verioreve dhe djali original I karaxhicit

  3. Iso says:

    Te gjitha i dime,vetem nje gje nuk e dime: pse kerma kopile e vukut nuk eshte ne burg meqense asnje nga ne qe nuk e shohim dot me sy per ate qe ky pleher i ka bere Shqiperise e shqiptareve,nuk e beme zemren gure per t’ja dhene dylekshin.

  4. aleko says:

    O po qe ky moster ka qene prej kohesh spiun i serbeve eshte e njohur prej kohesh..problemi eshte qe ketij robi cuditerisht edhe pse ka nje mal me akuza ende nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe e lere me te izolohet fizikisht e politikisht.Vetem llafe gazetash tashme bajate per perfitime politike…Prandaj agjentrura serbo greke ne shqiperi vepron lirisht..

  5. KAN.. says:

    Po pse nuk e dime se kush eshte moterqiri i Vicidolit?!
    Ai nuk e ka marre vesh akoma se kush jemi ne, por shume shpejt do ta mesoje!
    Ka bere shume krime, vrasje, vjedhje dhe egzekutime me vdekje te Shqiperise, por shume shpejt do ti shkoje fatura! Jo nga qeverria! As nga SPAKu i leshit, po nga ky popull qe do ta shkerdheje dhe ler pa varr nga kjo toke qe shkretoi dhe shiti sikur te ishte prone e bushtres qe e polli!

  6. Jozi says:

    Ju flisni kot. Ju i keni ne arshive te gjitha gazetat RD te viteve 97- 2000.
    Ne to ka shkrime ku SRB e quan UCK organizate terroriste dhe marksiste.
    – Ka artikuj ku SRB ben thirrje qe kosovaret te mos shkojne ne Rambuje.
    – Ka shkrime kunder bombardimeve te NATO-s sepse po vritet populli i pafajshem serb.
    Mirepo ju pertoni te shkoni ne arshiva apo biblioteke dhe ti gjeni e ti nxirrni bojen SRB-it.

  7. Daja says:

    Saliu duket qe ka mare $$$$ nga milloshevici pse habiteni ne 98 berisha dhe milloshevicie quanin uck terroriste. Dhe para 3 netesh tha do varte thacin.

  8. Beni says:

    Njerez te afert me Saliun takoheshin me Arkanin dhe kjo eshte me 1000 perqind e vertete

  9. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Saliu me tritanin,me firmen shqiponja,ishin te zene me shitjen e naftes milloshevicit se i kishin ngel tanket pa furnizim.

  10. Pelicilina says:

    Çfarë ka këtu?????!DETYREN KAM BERE!!!!

  11. Thikat says:

    Kur gjithe populli shqiptar nga Konispoli ne Vermosh hapi dyert, Pse smori nje kosovar te vetem ky shkerdhate qe ta strehonte, se Shkerdhiten e kishte multi milionere?! I ofendoheshin serbet e shtepise?!
    Ky me banden e tij paramilitare e sabotoi luften, duke vrare ne prita per llogari te Millos, nga dy anet, UCK dhe FARK, qe ti fuste ne lufte njeri me tjetrin. Pse sflet Sherbimi Sekret, qe ka dosje bashkepunimi me UDBne te kermave te Saliut qe benin pritat?! Pse sflet per linjen e minave dhe pareve qe i kalonin PDse, nga kanali i Malit te Zi?!
    Sali kerma ishte vetem zgjatim i terrorit Milloshevicjan ne Shqiperi.

  12. Durim says:

    Periudha e Sali Berishes ka qene nje nga periudhat me kritike dhe me e rrezikshme e ceshtjes shqiptare qe nga traktati I londres per coptimin e trojeve shqiptare. Tony Blair e korrigjoi pakashum ate gabim me nderhyrjen e NATO’s dhe bombardimin e Serbis, kurse Sali Berisha ka per te vdekur pa paguar asnje çmim per te gjitha padrentesite dhe mizorite ndaj shqiptareve qe vrau sa dhe si I ka dashur qefi, edhe bebet e palindura e din ca I ka bere berisha me banden e tij PD ketij vendi
    Shqiptaret nuk I mundon me fakti se sa te keqija I ka sjell ketij vendi krye agjenti i tegjith koherave Sali Berisha por KUR DHE PSE SPO I HYN GJEMB NE KEMBE KESAJ KUÇEDRE TE MALLKUAR QE QUHET SALI BERISHA

  13. UCK-ja says:

    Se kush eshte,ky kopil, e din te gjithe,se cfare krimesh ka bere, po i dine,se cfare vjedhjesh ka bere, dihen,se dhe si u bashkua Luli me te bijen,po dihen,shume komente te bera jane teper te sakta,po nje gje nuk po kuptojne shqiptaret,ketej dhe andej kufirit,si ka mundesi qe ky hale,ky kerme,ky kriminel,jeton ne lluks,ben dhe patriotin ky mut dhe eshte akoma i lire,ky duhet te arrestohet,hetohet dhe denohet per krimet e bera,me gjithe bashkepuntoret e tij ne krim,vetem atehere do shpetojne shqipetaret

  14. miresi says:

    Mendoj se po te kete shoqeri civile shqiptare ne Shqiperi, ne keto kushte, duhet qe keto pikat e mesiperme qe ka cituar autori te shkruhen ne nje basme te madhe dhe te vendosen ne te gjitha qendrat e qyteteve, po ashtu te çfaqen nje muaj rresht ne monitoret e qyteteve. Kemi afersisht nje gjysem populli qe po nuk ja perplase ne fytyre, nuk shikon dhe nuk degjon. Ben sikur harron. Shikoni mbrojtesit e krimineleve neper emisione televizive , nje turp i madh ti thote Habilekaj broçkulla njeriut qe ka filmuar ne mes te plumbave dhe qe ka humbur njerezit e tij. Sa e duroi ai njeri! Te pa shpirt po tregohen edhe gazetari Gerdecit Fahri Balliu, monstra. Ata , duke filluar nga Saliu e Iliri , nuk pyesin se kane parane, drejtesi s’ka dhe mendojne se keshtu do ta mbyllin. LALEZIT DUHET TI VIHET FLAKA , ne qoftese nuk sekuestrohet dhe tu jepen shtepite atyre qe jane rrezuar nga termeti.

  15. Arjani says:

    Keto jane budalliqe te gjitha.

    Eshte idiotllik te akuzosh dike per spiun te serveve kur cdo gje ne Shqiperi qe prej 1991 eshte kontrolluar nga cifuteria nderkombetare qe sundon nen emrin e Amerikes.

    Nga ana tjeter ajo ck eshte me qesharake eshte te mendosh qe servet kane fuqi ta bejne dicka te tille.

    Servia ka qene dhe eshte shtet i falimentuar dhe aq sa dergon prostituta ne Shqiperi dhe Kosove.

    Problemet qe ka Shqiperia gjejini tek ata qe kane sunduar ne Shqiperi qe prej 1991…. ceku bardhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje