Shqiptarët në Mal të Zi refuzojnë të bëhen pjesë e qeverisë së Krivokapiç

17 Nëntor 2020, 08:50Rajoni TEMA

Lista Shqiptare ka refuzuar te behet pjese e qeverise se Krivokapiçit pasi kërkesat e saj nuk janë pranuar, as ato politike as ato programore.

“Na është ofruar zv/kryeministri qe njëherësh do te ishte edhe Ministër i pakicave. Mirëpo ne e kemi refuzuar,” konfirmon për Abc, Mark Pashko Lucgjonaj nga Alternativa Shqiptare, pjese e Listës Shqiptare.

Kujtojmë që më parë, Nik Gjeloshaj dhe Z. Krivokapiç kishin rënë dakord që Listës Shqiptare t’i jepeshin dy ministri, Ministria e Pakicave dhe ajo e Turizmit, si dhe shtatë zv. Ministra ose sekretarë shtetëror.

Me pas, i mandatuari ndryshoi gjithë projeksionet për qeverinë dhe programi politik i Listës shqiptare u minimizua bashke me pozitat e dakorduara çka beri që Lista Shqiptare, pas konsultimeve të refuzonte të ishte pjese e qeverisë së re!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje