Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se në fshatin Konçul të Bujanocit, që gjendet në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është gjetur sasi e madhe e armatimit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë, armatimi i gjetur nën një shkëmb përfshinë 137 municione për granata hedhës, raketë dore, një minë anti-tank, dylbi për mbikëqyrje natën, katër kuti me 1,436 copë municion pushke të kalibrave të ndryshëm dhe një uniformë kamuflazhi.
Me urdhër të zëvendës-prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, pjesëtarët e policisë po zhvillojnë hetime.
Sipas Ministrisë së Brendshme, Prokuroria urdhëroi policinë të paraqesë padi penale kundër autorëve të panjohur për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer krimin e prodhimit të paligjshëm, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.
“Anëtarët e policisë, me urdhër të prokurorisë, po marrin të gjitha masat dhe veprimet brenda kompetencës së tyre në mënyrë që të hedhin dritë mbi këtë akt kriminal”, tha ministria e Brendshme në deklaratë.
Fushatë e planifikuar, e sajuar dhe e kryer serbe (si gjithnjë, armatim i shpurë nga serbët, i zbuluar nga serbët dhe me aturotë “të gjetur” nga serbët). Priteni kur të akuzojnë deputetin shqiptar (ose të afërm të tij) që u foli hapur serbëve në parlamentin e tyre. Këto janë metoda mëse të zakonshme serbe për shtypje e goditjen e shqiptarëve.
Te kujton metoden qe serbet I kishin mesuar dikur Enverit qe pasi fuste arme neper kisha , dergonte po ata te paudhe per te ” kontrolluar ” e arrestuar prifterinjte te cilet ishin piketuar dhe perfundimi I tyre ishte vendosur qe me pare.
Qeveria kosovare, por ne radhe te pare Euleksi qe eshte drejtuesi real ne Kosove duhet te nderhyjne e te ndalojne keto lojra te rrezikshme serbe .
O EMU-GRANT—–Enverit ti marresh te ligat se i trodhi ato koqet e palo prifterinjve bythmuter……..