Covid-19, KE: Shtetet anëtare të shmangin grumbullimin e borxhit afatgjatë

18 Nëntor 2020, 17:27Bota TEMA

Shtetet anëtare të BE duhet të mbajnë masat e lehtësimit ekonomik, që kanë zbutur ndikimin më të keq të krizës së COVID-19, edhe gjatë 2021, por duhet të shmangin grumbullimin e borxheve të përhershme, paralajmëroi sot Komisioni Europian.

“Nivelet e borxhit do të rriten në mënyrë të pashmangshme për kompanitë, për familjet, por edhe për qeveritë”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

“Por shtetet anëtare duhet t’u përmbahen masave mbështetëse të synuara, të përkohshme, si edhe të shmangin ngarkimin e përhershëm të financave publike”, shtoi ai.

BE i pezulloi rregullat e saj të rrepta fiskale për herë të parë në fillim të këtij viti.

Normalisht, deficitet e qeverisë duhet të qëndrojnë brenda 3 %-shit të PBB-së, ndërsa borxhi nuk duhet të rritet mbi 60 % të PBB-së.

Sipas KE, projektbuxhetet tregojnë për një mesatare prej gati 6 % të PBB-së dhe një raport borxhi ndaj PBB-së prej rreth 100 % në 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje